Deputeti dhe njëherësh kryetari i PDK-së Nard Ndoka është politikani i parë shqiptar që merr pjesë në një program vallëzimi siç është “Dancing With thw Stars”. Ai ka vallëzuar krah këngëtares Greta Koçi. Ai u shpreh mjaft i kënaqur nga kjo eksperiencë the tha se kolegët e spektaklit janë më të mirë se ata në Parlament.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij programi i cili është më i bukur se ai politika dhe kolegët e mi të rinj, janë më të mirë se ata në Parlament. Unë jam këtu se jam ndryshe”. Ndoka ka thënë gjithashtu se ai ka marrë edhe mbështjen edhe të bashkëshortes së tij për pjesëmarrjen në DWM.
Nard Ndoka dhe Greta Koçi e kanë nisur me një vlas si kërcimin e tyre të parë në “Dance with Me”. Madje ata aktualisht janë në vend të parë, pasi janë vlerësuar të parët me 9 pikë.