• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Moti i keq mbërthen Shqipërinë, Durrësi dhe Shkodra ‘notojnë’ në ujë

by Java News
19/03/2018 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që mbrëmë kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa qarqe të vendit.

Situata më problematike paraqitet në Shkodër kur rreth 2520 ha janë në ujë.

Gjithithsej, në Bashkinë e Shkodrës janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve.

Nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, mbi bazën e nevojave që ka kërkuar Bashkia e Shkodrës dhe planifikimit të bërë nga DBU, është bërë kërkesë dhe do të ndahen sot nevojat për ushqime për komunitetin me rreth 500 pako ushqimore dhe rreth 30 çadra të shoqëruara me set prej 200 batinijesh, krevatë, etj nga rezervat e shtetit.

Situata problematike ështe edhe në Durrës ku rrugët janë kthyer në lumenj.

Edhe Veliera  është përmbytur aq sa edhe kalimi i mjeteve është bërë i vështirë.
Ndërsa në Porto Romano, policia ka evakuuar nxënësit e shkollës “Met Hasa” pasi uji është futur edhe në ambientet e brendshme.
Situata më problematike është konstatuar në rrotullimin tek Stacioni i Trenit, lagja “4”, rruga pranë stadiumit, shëtitorja “Taulantia”, stadiumi si dhe në shëtitoren e Durrësit. Niveli i ujit arrinte deri në 40 centimetra, duke depërtuar mbi trotuare.
Prezencë të ujit ka dhe në zonat periferike, tradicionalisht të përmbytura sa herë që ka reshje intensive, siç është ish-Këneta, Spitallë dhe në zonën e plazhit.
bregdetar.
Parashikimi i IGJEUM
Përveç reshjeve të dendura të shiut, rikthehen reshjet e dëborës dhe zbritjet e ndjeshme të temperaturave deri nën 0 gradë në zonat malore.

Temperaturat do të nisin të zbresin që nga dita e hënë. Ndonëse në zonat e ulëta dhe bregdet ato kishin mbërritur deri në 25 gradë në mesditë, duke kaluar edhe temperaturat mesatare të muajit mars, gjatë kësaj jave pritet që temperaturat e ulëta të shënojnë 4 gradë Celsius dhe në mesditë të mos i kalojnë 18 gradët.

Por temperaturat e larta të këtyre ditëve që lamë pas, ku ditën e shtunë termometri regjistroi vlera deri në 25 gradë Celsius si dhe reshjet e shumta të shiut, kanë bërë që të shkrijë dëbora në zonat malore, duke rritur sasinë e prurjeve nëpër lumenj.

Nga përllogaritjet e Institutit të Gjeoshkencave, të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rezulton se në lumenjtë e Drinit, Bunës dhe liqenin e Shkodrës do të ketë prurje në nivele të larta, gjë që bën që të zgjerohet zona e përmbytjeve në zonën e nënShkodrës dhe zonave periferike të qytetit afër liqenit./a.ç

https://www.facebook.com/AgronDukaFaqjaZyrtare/videos/1919768128056744/

 

 

Next Post
Lëvizje në Polici/ Largohet shefi i kriminalistikës, emri i zëvendësit

Lëvizje në Polici/ Largohet shefi i kriminalistikës, emri i zëvendësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In