Aktori Morgan Freeman thotë se thirrja myslimane për faljen e namazit e njohur si ezani, është një melodi e bukur.
Freeman e bëri komentin gjatë një interviste në një xhami, në kuadrin e një dokumentari të National Geographic, të titulluar “Historia e Zotit”.
Aktori i famshëm pyet se si zgjidhen muezinët, ata që këndojnë ezanin, si dhe improvizon edhe vetë, duke thirrur “Allahu Akbar”.
“Si t’u duka”, pyet hoxhën e xhamisë, por përgjigjja nuk është shumë e kënaqshme: “Duhet të punosh ende”.
Express/d.i.