Publikohen pamjet filmike të plagosjes së ndodhur mbrëmë në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.
Kështu, nga kamerat e sigurisë të publikuara nga “TV Klan” duket se si autori i plagosjes i afrohet Xhuljano Kosturit, 22 vjeç, i biri i një gardisti.
Atentatori, i cili e ka pritur objektivin e tij pranë pallatit ku ai banonte, e ka qëlluar nga pas një herë me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë në pjesën e veshkave.
I riu është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 22-vjeçari, djali i vetëm i një punonjësi të Gardës, rezulton pa precedentë të mëparshëm penalë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa atentatori është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Për të marrë në kohë reale lajmet e Panorama Online shkarko aplikacionin./a.m.