• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

by E S
21/02/2026 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë këtë të shtunë, ku një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë pasi mjekët i kishin transplantuar një zemër të dëmtuar.

Siç shkruan BBC, avokati i familjes, Francesco Petruzzi, konfirmoi se vogëlushi vdiq të shtunën në mëngjes në Spitalin Monaldi të Napolit, ku ishte mbajtur në aparate mbështetëse të jetës për gati dy muaj, pas një transplanti të zemrës.

Spitali Monaldi, ku ai po trajtohej, tha se kishte pësuar një “përkeqësim të papritur dhe të pakthyeshëm të gjendjes klinike”.

Zemra që i ishte dhënë vogëlushit të quajtur Domenico në fund të dhjetorit raportohet se ishte transportuar në spital në kontakt të drejtpërdrejtë me akull të thatë, duke shkaktuar dëmtim të rëndë të indeve.

Prokurorët kanë hapur një hetim mbi incidentin dhe gjashtë mjekë janë vendosur nën hetim formal në një rast që ka shkaktuar mjaft zemërim në Itali. Petruzzi ka thënë se organi mbërriti “i djegur nga ngrirja” pasi u transportua mbi 800 km nga Bolzano në Napoli në një enë të papërshtatshme pranë akullit, pa një termometër që të paralajmëronte ekipin mjekësor për temperaturën e ulët.

Dyvjeçari kishte qenë në aparate mbështetëse të jetës në Napoli për gati dy muaj. Nëna e tij, Patrizia Mercolino, i ishte lutur Papës për ndihmë për djalin e saj.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se “e gjithë Italia vajton humbjen e vogëlushit Domenico, një luftëtar që nuk do të harrohet kurrë”.

Ajo shkroi në X: “Në emrin tim dhe të qeverisë, ofroj ngushëllimet më të sinqerta dhe keqardhjen më të thellë për nënën e tij Patrizia, babanë Antonio dhe të gjithë të dashurit e tij.

Jam e bindur se autoritetet kompetente do të hedhin dritë të plotë mbi këtë ngjarje të tmerrshme.”

Të mërkurën, një panel specialistësh pediatrikë arriti në përfundimin se gjendja e Domenico-s “nuk ishte e përputhshme” për një transplant tjetër.

Mjekët kishin paralajmëruar se përdorimi i zgjatur i aparateve mbështetëse të jetës mund të kishte kompromentuar mushkëritë, mëlçinë dhe veshkat e tij.

Petruzzi tha në atë kohë se familja donte të shihte të gjitha dosjet mjekësore përkatëse: “Nëse koha e shpresës ka mbaruar, atëherë ka filluar koha e përgjegjësisë”.

Next Post
Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In