• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

by E S
21/02/2026 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në segmentin alternativ Lozhan- Moglicë që Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi këtë të shtunë për kalimin e autoveturave pas bllokimit të rrugës Librazhd- Prrenjas, kanë mbetur të bllokuar tre trajlera.

Mësohet se trajlerat e bllokuar kanë paralizuar edhe lëvizjen e mjeteve të vogla.

Sjellim ndërmend se ARRSH njoftoi mesditën e sotme se kishte ndaluar qarkullimin e të gjitha makinave në segmentin Librazhd-Pogradec, për arsye sigurie pas vlerësimit në terren të gjendjes në vendin e quajtur Arrat e Gurrës ku ka patur rrëshqitje dherash.

Megjithatë, u njoftua se drejtuesit e mjeteve mund të ndiqnin rrugën alternative Maliq-Lozhan-Moglicë-Elbasan dhe anasjelltas për të arritur në destinacionet e tyre.

Mjetet e tonazhit të rëndë u lejuan nga policia e Librazhdit të kalojnë në këtë segment, edhe pse u njoftua që në aksin Lozhan–Moglicë do lejohej vetëm qarkullimi i mjeteve të vogla.

Policia e Korcës ndërkohë ndodhet në vendngjarje për të mundësuar hapjen e rrugës.

Segmenti Librazhd-Pogradec kishte krijuar problematika prej disa ditësh për shkak të rrëshqitjes dhe çarjes së rrugës. Sot u ndalua kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve, por siç duket kjo masë nuk ishte e mjaftueshme dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi ndalimin e qarkullimit për të gjitha mjetet.

Next Post
Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com