• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mrekullia! Foshnja nga Tirana sfidon mjekësinë: Çudi sesi jeton (VIDEO)

by A R
16/01/2017 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo foshnje mund të konsiderohet një “mrekulli” pasi çdo ditë që kalon, po sfidon çdo parashikim të mundshëm të bluzave të bardha, duke i lenë këta të fundit pa fjalë.

Historia e saj është padyshim një betejë për jetën. Pikërisht sot, kur askush nuk e besonte se do të jetonte, ajo mbush 2 muaj jetë!

Foshnja e çiftit Balliu lindi me një sëmundje të rrallë, të cilën mjekët e kanë diagnostikuar me anomali në aparatin tretës më konkretisht gangrenë në zorrën e hollë.

Vetëm 6 orë pasi lindi, pa ndier ende ngrohtësinë e trupit të së ëmës, Reanta iu nënshtrua një operacioni tepër të vështirë e të komplikuar, ku iu hoq 70% e zorrës së hollë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Por lufta kundër sëmundjes ishte e tmerrshme, pasi bëhej fjalë për një foshnje fare të njomë.

Mjekët dolën në përfundim se Reanta nuk kishte asnjë shans për të jetuar me ketë komplikacion, prindërve i’u komunikua se duhet të përgatiteshin për më të keqen, por ja që e vogla ka shpirt luftarak dhe nuk dorëzohet. “Ka luftuar shumë dhe ka treguar se e do jetën. Është habi që kjo jeton akoma, zorra e saj e vogël prej vetëm 15 cm të rezistonte të përthithte qumështin”,- thotë nëna e saj Mbaresa përmes lotëve.

Mjekët ishin të mendimit se vajza duhej t’i nënshtrohej një tjetër operacioni për transplant total, i cili për shkak të komplikancionit nuk mund të realizohet në Shqipëri.

Transplanti kryhet në një klinikë të specializuar të quajtur spitali pediatrik “Bambino Gesu” në Romë dhe kushton 26 mijë euro. Por prindërit nuk i kanë kaq para. Të vrarë shpirtërisht, thonë se duhen 26 mijë euro që mund të japin shpresë për jetën e vajzes. Ajo mund të shpëtohet nëse arrijnë të grumbullohen kaq para.

“Operacionin nuk mund ta kryejmë, nuk kam të ardhura ekonomike,. Ajo ka nevojë urgjente për këtë operacion”,- shprehat babai i foshnjës, Taulant Balliu.

“Vini dorën në zemër për këtë fëmijë”,- thotë e ëma më tej.

Taulant dhe Mbaresa Balliu jetojnë në qytetin e Krujës, janë të dy të papunë e pa asnjë të ardhur.Ka qenë ndihma dhe mbështjetja e madhe e Drejtoreshës Ekzekutive të Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës, Gerta Hagen, e cila gjeti spitalin e specializuar për të operuar Reantën në Romë.Mjeku Pietro Bagolan e ka marrë përsiper operimin e vajzës. Një operacion i kësaj natyre tek një foshnje është i rrallë dhe tepër i vështirë. Por Reanta duhet të operohet urgjentisht pasi orët që kalojnë janë kundër saj.

Sot, Taulant dhe Mbaresa Balliu gjënden në një situatë shumë të vështirë prandaj apelojnë për ndihmë tek kushdo që ka mundësi, tek kushdo që i thërret humanitetit. Prandaj vendosëm të ndajmë me ju historinë e tyre, me shpresën se dikush do të kontribuojë sadopak për të operuar Reantën e vogël…Kjo vogëlushe dëshiron që të jetojë …ju mund të bëheni pjesë e mrekullisë së saj!

“Është një ëngjëll i pafajshëm që meriton të jetojë, kush jemi ne që duhet t’ja mohojmë atë gjë”,- thotë nëna më tej.

Ju mund ta ndihmoni familjen Balliu, në llogarinë e hapur:

Nr i llogarise Credins Bank,Taulant Balliu, kryefamiljari

00000883098 ne USD

00000883096 ne EUR

BalkanWeb/b.d

Next Post
Lojtarët e Chelsea: Costa duhet të qëndrosh

Lojtarët e Chelsea: Costa duhet të qëndrosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In