Protesta e sotme nisi pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas vijoi në “Rrugën e Durrësit”, ku protestuesit u vunë flakën objekteve të ndryshme dhe thyen xhamat e bizneseve.
Më pas, protestuesit u zhvendosën drejt Bashkisë së Tiranës, ku, pasi thyen derën, u futën në ambientet e brendshme të institucionit.
“Furtuna” e protestës kaloi edhe nga zona e “9-katësheve”, ku protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërsa kanë shkatërruar edhe semaforët dhe sinjalistikën rrugore.
Policia ka zgjeruar edhe perimetrin e sigurisë, duke bllokuar rrugët kryesore dhe shtuar forcat.

