• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Masakër në Montana të SHBAve, 44-vjeçari shuan familjen e tij me 8 anëtarë, mes viktimave edhe 4 fëmijë!

by A. Q
26/08/2026 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tragjedi e rëndë ka tronditur shtetin e Montanës në SHBA, ku 8 anëtarë të së njëjtës familje, mes tyre katër fëmijë, u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri.

Pas krimit, autori i dyshuar i vuri flakën banesës ku familja ishte mbledhur për darkë. Sipas autoriteteve dhe dëshmive të të afërmve, autori i dyshuar ishte Alan Smith, 44 vjeç, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje gjyshen, prindërit, motrën e tij dhe katër fëmijë.

Viktimat i përkisnin katër brezave të së njëjtës familje, nga një grua në të 90-at që përdorte karrocë me rrota, deri te një vajzë vetëm 7 vjeçe.

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, në një banesë në periferi të Billings. Kur policia mbërriti në vendngjarje, efektivët dëgjuan të shtëna që vinin nga pjesa e pasme e shtëpisë. Pak më pas, banesa u përfshi nga flakët.

Autoritetet konfirmuan më vonë se tetë persona kishin humbur jetën. Edhe 44-vjeçari, i dyshuar si autor i masakrës, pësoi një plagë me armë zjarri të vetëshkaktuar dhe më vonë ndërroi jetë nga plagët.

Mes viktimave ishin Megan Gekier dhe dy fëmijët e saj, Owen Ireland, 13 vjeç, dhe Chloe Ireland, 7 vjeçe. Gjithashtu u vranë edhe dy fëmijët e bashkëshortit të Megan, Landon Gekier, 15 vjeç, dhe Charlotte Gekier, 12 vjeç. Charlotte, 12 vjeçe, arriti të telefonojë numrin e emergjencës 911 ndërsa sulmi ishte ende duke ndodhur. “Charlotte ishte heroinë”, tha një mik i familjes, duke treguar se 12-vjeçarja u përpoq të shpëtonte familjarët e saj.

Babai i saj, Adam Gekier, konfirmoi se policia i kishte thënë se vajza e tij ishte personi që kishte telefonuar 911 nga brenda banesës. Në momentin e sulmit, ai ndodhej në punë. Pasi dëgjoi për të shtënat në radio dhe nuk arriti të kontaktonte familjen, u nis menjëherë drejt shtëpisë. Kur mbërriti, banesa ishte përfshirë nga flakët. Rreth dy orë më vonë, ai mësoi se gruaja dhe fëmijët e tij kishin humbur jetën.

Familja i kishte kërkuar 44-vjeçarit të largohej

Sipas të afërmve të cituar nga Associated Press, Alan Smith kishte jetuar për vite me prindërit e tij në Montana. Disa javë para ngjarjes, familjarët i kishin kërkuar të largohej nga shtëpia. Të dielën në mbrëmje, ai u kthye në banesë në kohën kur familja ishte mbledhur për darkën e tyre të përjavshme.

Sipas dëshmive të të afërmve, Smith dyshohet se qëlloi fillimisht gjyshen dhe prindërit e tij, më pas motrën dhe katër fëmijët. Pas të shtënave, ai i vuri flakën shtëpisë dhe dyshohet se tentoi të largohej përpara përballjes me policinë. Ish-bashkëshorti i Megan Gekier, Brad Ireland, e përshkroi Smith si një person tepër të izoluar, i cili kalonte pjesën më të madhe të kohës në dhomën e tij përpara kompjuterit.

Sipas tij, 44-vjeçari nuk njihej për episode të mëparshme të dhunës fizike, megjithëse mund të ishte agresiv verbalisht. Hetuesit vijojnë punën për të zbardhur motivin e masakrës dhe rrethanat e sakta që çuan në sulmin tragjik.

Next Post
Çfarë mesazhi i përcolli drejtori i CIA-s Moskës-për Ukrainën, NATO-n apo Iranin?  -

Çfarë mesazhi i përcolli drejtori i CIA-s Moskës-për Ukrainën, NATO-n apo Iranin?  -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com