VIDEO/ Kukësi inauguron stadiumin me barazim me Laçin, thjesht 0-0

Kukësi ka inuguaruar stadiumin e ri me një barazim pa gola me Laçin, në aktin e 30-të të kampionatit shqiptar. Në “Kukës Arena” u zhvillua një lojë “shahu”, me të skuadrat që patën gjithë kohës frikën e humbjes. 1 pikë për djemtë e Josës që u jep njëfarë stabiliteti të rënditur menjëherë pas Tiranës, ndërsa kundërshtarët e tyre janë një vend më poshtë dhe për Europën, do duhet të bëjnë  gjithçka mirë në javët e mbetura të Abissnet Superiore.

Kërcënimi i parë serioz do vinte nga Shqiprim Taipi në minutën e 25-të. Taipi tenton të surprizojë nga distanca, por Dajsinani i thotë jo, duke bërë një pritje mjaft të mirë.

Në fundin e fraksionit të parë, do ishte sërish ekipi i Longos më kërkues, por vetëm kaq, pasi në dhomat e zhveshjes të dyja skuadrat do shkonin me rrjeta të paprekura.

Një nga rastet më të mira të ndeshjes do vinte në minutën e 49-të. Ujka gjendet përballë Xhikës, por ky i fundit është i pakalueshëm.

Pas një ore lojë, Deliu lë tërësisht për të dëshiruar me një gjuajtje. Asnjë shqetësim për portierin e verilindorëve, që shoqëron me sy topin që del jashtë.

Në minutat e mbetura, vendasit dhe kurbinasit do qëndronin mirë në prapavijë, duke mos lënë shumë hapësira për kundërshtarët.

Minuta e 82-të do sillte dëmtimin e Puntus. Futbollisti pas një dueli ajror kërkon menjëherë zëvendësim, teksa barela e shoqëroi për jashtë fushës. Situata duket serioze në gjurin e këmbës së djathtë, teksa te stafi i ekipit pritës “kryqëzojnë gishtat” që mos të ndodhë më e keqja.

Laçi kështu është në vendin e dytë me 51 pikë. Kukësi, në krahun tjetër është e 3-ta me 46 pikë, 3 më shumë se Partizani i vendit të katërt.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com