Dashuria mbizotëron mbi luftën. Një rast që e tregon më së miri këtë thënie është Oksana, vajza 23-vjeçare, e cila humbi këmbët nga një shpërthim rus në Lysychansk, por pavarësisht kësaj dashuria e Viktorit u bë edhe më e fortë.
Në një video të publikuar së fundmi çifti i ri shihet teksa vallëzon në një dhomë spitali, ku Oksana po merr shërbimin mjekësor. E reja humbi këmbët nga shpërthimi i një bombe ruse. Çifti që atëherë është evakuuar nga Lysychansk në Lviv në Ukrainën perëndimore.