• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Humbet foshnjen, por nuk ka para as për ta varrosur

by Java News
08/03/2017 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudina Hoxha, një 37 vjeçare po përjeton ditët më të vështira të jetës.

Para 5 ditësh ajo ka humbur në rrethana misterioze foshnjën 1 muajshe, e cila ndërroi jetë në kasollen ku ato banonin.

Por ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi ajo nuk ka mundësi financiare për të kryer nderimet e fundit të fëmijës.

Trupi i pajetë i foshnjës ndodhet në morgun e Tiranës, por ky institucion nuk ia ka dhënë pa paguar më parë 6 mijë lekët e tarifës për mbajtjen e trupit.

Për zgjidhjen e këtij problem, Rudina iu drejtua redaksisë së Report TV, pasi nuk ka mundësi as të paguaj taksën prej 25 mijë lekësh për vendin e varrit të fëmijës në varrezat publike.

“Më vdiq goca i thash nuk kam lekë ta varros, merre më tha çoj në shtëpi. Kam 5 ditë resht që vij vërdallë dhe nuk po ma varrosin, kërkojnë lekë për tokën.

Tani nuk di se cfarë të bëj, ta marr fëmijën dhe të dal të rri në mes të rrugës, sikur është ashtu i vdekur, ashtu ta marr. Ata kërkojnë lekë, unë nuk kam lekë t’u jap, se po të kem për fëmijën tim nuk më dhimbset gjë” tha ajo.

Kushtet e vështira të jetesës, të ardhurat e pakta që merr vetëm nga mbledhja e kanaçeve, e kanë bërë të pamundur për rudinën që të paguaj tarifat që kërkohen për ti bërë nderimet e fundit foshnjës.

“Më kërkuan lekë për ta varrosur, u thashë nuk kam lekë, jam njeri hallexhi. Burrin e kam në burg, prindërit nuk i kam, jam njeri pa njeri, u thashë, jetoj rrugëve.

Kërkoj ndihmë nga bashkia, nuk kam ku të shkoj, burrin e kam në burg, prindërit nuk i kam. Kam vetëm një njeriun tim, por edhe ai ka 3 fëmijët e tij, nuk ka se cfarë të më japë i shkreti, edhe ai me kanaçe merret” tha Rudina Hoxha.

Report Tv iu drejtua së pari institutit të Mjekësisë Ligjore për të marrë një përgjigje për rastin e Rudinës.

Jashtë kameras përfaqësues të këtij institucioni, kanë pohuar se pagesa është një parashikim ligjor, por po shikohen hapësirat për ta ndihmuar zonjën në zgjidhjen e problemit edhe pa bërë pagesën.

Nga ana tjetër edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, pasi u njohën me rastin kanë pohuar për Reprot Tv se tarifa që duhet për varrimin e foshnjës nuk do të zbatohet për rastin në fjalë.

Report Tv do të ndjek edhe në ditët në vijim këtë rast, për të vërtetuar nëse këto institucione do e mbajnë premtimin e dhënë për Rudinën./Report TV

Next Post
Vorë/ Shkrumbohet banesa e shtetasit turk, nuk ka të lënduar

Vlorë, banesa e biznesmenit digjet nga flakët, dyshimet se zjarri është vënë pas një grabitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com