• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Video erotike e Gjicit / Juristi: Ka ende materiale, janë disa kryebashkiakë që pritet të shkarkohen

by A R
29/06/2023 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Jordan Daci, i ftuar sonte në “Top Story” është shprehur se ka të tjera video erotike që do të çojnë në shkarkimin e kryebashkiakëve të tjerë në vijim.

“Ajo çfarë ndodh në këto bashki, është ajo që është vendosur se çfarë do të ndodhë kur u caktuan kryebashkiakët e rinj. Me këtë standarde kandidaturash që kemi, me këto lloj çështjesh do të duhet të mësohemi. Sepse do të dalin dhe shumë probleme të tjera, jam i sigurt që sapo ka filluar.

Ka disa hetime edhe për disa kryetarë të tjerë, që edhe mund të shkarkohen. Imagjinoni sa periudhë e shkurtër. Ne jemi dëshmitarë që në mandatin e shkuar, një numër jo i vogël kryetarësh bashkish, ranë dëshmorë të dekriminalizimit. Ngrihen shumë pikëpyetje, si nga pikëpamja ligjore, edhe pikëpamja morale”.

Duke u shprehur se “paligjshmëria dhe imoraliteti” janë rrënjosur në kulturën tonë, Daci pyet “çfarë do të ndodhte nëse Alma K. do të kërkonte një tender më të madh”.

“Një i zgjedhur vendor, është fytyra e të gjithë atij komuniteti, në njëfarë mënyre është qytetari i parë. Dhe kur qytetari i parë bëhet pis, si duhet të ndihen qytetarët e tjerë pas këtij qytetarit të parë.

Ai është vetëm një segment i vogël i të gjithë problematikës që shteti ynë përballet. Nuk e lidh vetëm me mazhorancën aktuale, por sidomos me kulturën e injektuar në shoqërinë tonë në këto 30 e ca vite. Në shoqërinë tonë është ujitur gjithmonë parregullsia, paligjshmëria, imoraliteti. Të gjitha këto, janë toleruar për arsye votash. Gjitha ai zë për blerje votash para zgjedhjeve në Kukës, nuk do të ishte pa gjë.

Një kryetar bashkie që injoron të gjitha rregullat dhe premton një tender, ndonëse ishte tender qesharak. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse ajo zonja do të kërkonte diçka tjetër, por ajo zgjodhi që të kërkonte një tender qensh. Bashkia e Kukësit, pasi u kthye në një bashki të fitueshme për socialiastët, nuk mund të ketë në krye të saj Safet Gjicin, kryebashkiakun që sapo u betua për mandatin e tij të dytë dha dorëheqjen pasi u shfaq në një aferë seksuale në zyrën e tij”.

Aktualisht ish-kryebashkiaku Gjici është pas hekurave nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

/a.r

Next Post
“Nisi me Dakon, por..”/ Spahiu zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

Kreshnik Spahiu: Alma K. ka negociuar me shumë politikanë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In