• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ti je ajo që bën, jo ajo që thua se bën o Ilir (Adion, Gresa, Ola…)

Njeriu tepër i mirë që një ditë bëhet i keq

by Rudina Koromani
05/05/2026 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bëhemi e kundërta e vetes sonë, nëse nuk mësojmë të pranojmë dhe të integrojmë të kundërtat/ të errtën brenda nesh. Kjo frazë e psikologut zvicerian lidhte me një nga konceptet më të rëndësishme të tij: “Hijen” (shadow), ato pjesë të personalitetit tonë që nuk na pëlqejnë, i mohojmë, i shtypim ose i fshehim. Sipas Jung-ut, njeriu nuk është vetëm “drita” (virtytet, morali, mirësia), por përmban edhe:agresivitetin, egoizëmin, xhelozinë, frikën, dëshirën për kontroll, pasigurinë.

Problemi nuk është që këto ekzistojnë. Problemi fillon kur ne mohojmë që ato janë pjesë e jona.

Në këtë moment ndodh paradoksi psikologjik: ajo që refuzojmë tek vetja, fillon të na kontrollojë nga pavetëdija. Një person përpiqet gjithë jetën të jetë gjithmonë i sjellshëm, i durueshëm, i buzëqeshur. Nuk pranon kurrë që zemërohet duke mbushur mëndjen vetes se ka gjithçka në kontroll. Por zemërimi si emocion (inati, zilia, xhelozia, pasiguria në rastin Ilir, Adion, Gresa, Ola në Ferma Vip) nuk zhduken ….vetëm shtypen.

Me kalimin e kohës këto emocione negative mund të shpërthjenë papritur ndaj atyre që i rrethojnë, e nga të mirë shohim shndërrimin e tyre në njerëz cinik apo pasiv agresiv.

Duke mohuar ndjenjat  negative që ndjen brenda vetes individi mund të bëhet pikërisht ajo që nuk do: i ashpër, toksik, malinj, manipulator …profile që po shihen publikisht e gjykohen me shumë të drejtë në Reality Show-n aktual Ferma Vip.

Që të kuptojmë më mirë këtë koncept të Jungut po ju sjell dhe disa shembuj klinikë:

  • Një prind mendon: “Unë dua vetëm të mbroj fëmijën tim.”… nëse nuk pranon brenda vetes frikën, pasigurinë ose nevojën për kontroll, mund të përfundojë duke kufizuar lirinë e fëmijës së tij, duke u bërë autoritar, duke krijuar distancë emocionale. Pra, nga dashuria kalon në kontroll.
  • Një person që thotë vazhdimisht:“Nuk i duroj njerëzit egoistë, arrogantë, narcistë.”është e mundur që po refuzon një pjesë të vetes që ka nevojë për vlerësim, afirmim, vëmendje. Kur kjo gjë nuk pranohet nga pala që e raporton, ndonjëherë personi vetë mund të bëhet: kritik,dominues, ose emocionalisht manipulues.
  • Një partner thotë: “Unë kurrë nuk jam xheloz.”Por, nëse xhelozia mohohet dhe nuk kuptohet, ajo mund të shfaqet si:kontroll i telefonit, dyshime të vazhdueshme, pyetje të tepërta, nevojë për posedim. Pra, xhelozia e mohuar bëhet kontroll.

Që të mos keqkuptohemi…Jung nuk thoshte të lirohesh fare dhe të ndjekësh çdo impuls. Ai nënvizonte rëndësisnë e njohjes së errësirës që është brenda çdo individi me qëllim që ajo errësirë të të mos sundojë sjelljen tënde.

“Derisa ta bësh të pavetëdijshmen të vetëdijshme, ajo do të drejtojë jetën tënde dhe ti do ta quash fat.” — Carl Gustav Jung

Maturia psikologjike nuk është të jesh vetëm i mirë, por të jesh i vetëdijshëm për të gjitha anët e tua që bëjnë hije brenda teje…askush si sheh deri në momentin që ato dalin në mënyrën më të shëmtuar. Nëse ti i njeh e i pranon si dobësi të vetes, mundësia e daljes së tyre mund të jetë jo problematike duke tingëlluar për veshin e shumëkujt  e sinqertë dhe e vërtetë…sepse askush nuk është perfekt…secili nga ne ka dobësitë e të errëtat e veta ( si rasti i Mozës, e cila pëlqehet pikërisht për këtë fakt: ajo artikulon me zërin naiv elegant pa kompleks të sajin çdo dobësi apo hije të saj). Problemi është te ata që mendojnë se janë perfekt teksa përpiqen të kontrollojnë zjarret e ferrit të tyre të brëndshëm nën britmat e një kompleksi superioriteti.

Nëse e pandërgjegjshmja nuk sillet në vetdije, ajo do të derdhet në jetën tuaj përmes akteve të pakontrollueshme ose si neurozë, depresion apo një psikopatologji tjetër.

Sa më parë ta kuptosh e pranosh për veten , aq më shumë gjasa ke t’i kursesh vetes Turpin.. aq më shumë Turpin Publik.

Përgatiti Rudina Koromani

Psikologe Klinike

Next Post
Goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë te “Dollari”, nën hetim dy persona

Goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë te “Dollari”, nën hetim dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com