• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Ëndrra e Fundim Gjepalit bëhet realitet në fshatin e lindjes

by A R
05/08/2019 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ëndërr e bërë realitet është për kuzhinierin e njohur shqiptar, Fundim Gjepali, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, ngritja e agroturizmit të tij në Shijak, i cili i ka dhënë hov turizmit të brendshëm dhe të huaj dhe ka nxitur zhvillimin dhe punësimin e gjithë zonës.

“Shkon nga shkon tek toka jote rikthehesh”, shprehet Gjepali për rubrikën “Njerëz të panjohur” në ERTV.

“Unë kam kaluar një fëmijëri shumë të lumtur në një parajsë të vogël të Shqipërisë së Mesme, kam qenë shumë ambicioz që i vogël mendoja në nivel global, nuk mendoja asnjëherë të kisha diçka të vogël. Asnjëherë nuk mendoj që jam realizuar krejtësisht. Kur isha emigrant në Itali në fillimet e mia shikoja përreth fshatrave të Romës kishte shtëpi të kthyera në agroturizëm me një volum punë shumë të madh dhe thoja si ka mundësi që ne nuk mund ta realizojmë në fshatrat tanë diçka të tillë dhe kisha gjithmonë këtë ëndërr që më ndiqte, do e bëj, do e bëj”, nënvizon Gjepali.

Ai shprehet se është i lumtur. “Kam një lokal nga më të suksesshmit në Romë, po ashtu në Tiranë, për mua karriera mund të mbyllej. Por kisha një brengë që këtu të realizoja atë që na mungonte”, thotë ai.

Ky agroturizëm, vijon Gjepali, nuk është realizuar vetëm për fshatin tim, por të paktën për gjithë Shqipërinë e Mesme.

“Është një realitet i bërë më kriter. Të gjitha produktet janë në 10 km katrorë. Unë besoj se çdo njeri duhet të ketë iniciativa, edhe nëse janë falimentuese, nuk duhet të kesh pishman asgjë. Unë deri tani s’kam pishmane”, thekson ai duke shtuar se me kursimet që kam bërë 20 e ca vite vendosa të realizoj një ëndërr.

Kuzhinier Gjepali thotë se “duke shikuar që Shqipëria është në një moment historik për të realizuar diçka në turizëm, dhe u bërë edhe unë pjesë e kësaj ëndrre. Në këtë zonë mund të realizohet një kuzhinë fantastike duke shfrytëzuar territorin, mikroklimën, e deri në biodiveristetin që e rrethon këtë zonë”.

“Jemi në luginën Erzen, ëshët afër Durrësit vetëm 12 km , 30 km nga qendra e Tiranës, 2.5 km nga qyteti i Shijakut, për 10 minuta vjen në agroturizëm dhe thashë pse mos të realizohet një gjë e tillë jo komerciale në kontakt me fshatin , me bujqit, me vreshtat, që edh ete rinjtë të kthehen , e të mos lihet gjithçka si në mesjetë. Tashmë në zonë kemi kaluar nga një realitet në tjetrin, nga sallat e dasmave në agroturizëm duke i dhënë punë një pjese dërrmuese të fshatit”, nënvizon ai.

Gjepali tregon edhe për minikantinën me produktet shqiptare. “Këtu 80 % e verërave janë shqiptare dhe mbi të gjitha të zonës, të territorit tonë dhe kemi një përqindje të vogël të verërave nga Italia”, shton ai.

Duke folur për kuzhinën, ai e cilëson atë pjesën ku realizohen ëndrrat.

“Në fund fare një turizëm të mirë, unë gjithmonë e them , po nuk hëngre mirë nuk kthehesh. Unë kam besuar gjithmonë tek të rinjtë, tek formimi i tyre shqip ka plot talente thjesht duhet tu japësh mundësi. Emiliani, është një djalë i ri nga Shijaku ka qenë i formuar dhe e ka marrë me shumë pasion. Këtë investim e kam bërë me mbështetjen e bashkëshortes ka ndikuar me pozitivitet sepse besonte tek kjo gjë, por edhe vajzat e mis, kur e projektonim këtë gjë, harqet gjerat që me sugjeronin , sepse vajzat e mia vizatojnë shumë bukur”, shprehet Gjepali.

Ndërsa bashkëshortja e tij, thekson se “nuk është e lehtë kam besuar dhe e mbështetjes iniciativat e Fundimit sepse gjithmonë ka pasur sukses. Vajzat janë të lumtura e entuziaste”.

Një nga personat që ka besuar tek unë është babai im, thotë me lot në sy Gjepali, teksa shton se “më bëhet qejfi që me atë në jetë është realizuar diçka tek pronat e tij”.

Agroturizmi është i përbëre nga 800 m2, ndërtim dhe afro 6 ha toka përreth. Aty ndodhen 8 dhoma me standarde bashkëkohore, me një arkitekturë minimaliste.

“Për 2 muaj e gjysëm që jemi hapur kemi pritur mysafirë nga e gjithë Europa”, thotë Gjepali.

/a.r

Next Post
Gjykata e Tiranës i jep mandatin kryebashkiakut të Vorës

Betohet Agim Kajmaku, PS merr drejtimin e Bashkisë së Vorës pas 16 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In