Dy anëtarët e bandës së Shullazit u arrestuan ditën e sotmë pranë ambjenteve të burgut 313 në kryeqytet. Ata shkuan të takonin Shullazin, por u prangosën edhe vetë me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Në videon e mëposhtme janë momentet e arrestimit të shtetasve Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, ky i fundit nipi i Shullazit.
Ata u arrestuan pranë një lokali pasi takuan Shullazin në qeli.

I arrestuar Endrit Qyqja
Dy persona në fjalë kishin planifikuar të takonin sot Emiljano Shullazin, i cili ndodhet në burg, nën akuzën për disa vepra penale, ku ndër to është edhe ajo për ‘gjobëvënie’ apo dhe kanosje ndaj ish-dekanit Mynyr Koni, tashmë rektor i UT-së. Sapo ata dolën nga ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit, Qyqja dhe Zela, ky i fundit nipi i Shullazit, janë prangosur me urdhër të Krimeve të Rënda që u firmos dje. Sipas prokurorisë, 2 të arrestuarit akuzohen se i morën shuma parash një biznesmeni.










