Kamerat e sigurisë në qytetin e Durrësit kanë kapur momentet kur një makinë shtyp dy kalimtarë, të cilët po ecnin tek vijat e bardha. Nga ajo se çfarë shihet, duket që kalimtarët që shtypen, janë një i rritur dhe një fëmijë. Shoferi i automjetit ka ngadalësuar fillimisht makinën, por më pas është larguar. Videoja është publikuar nga Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja Pro Jetës.