• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(VIDEO) Drogë e prostitucion, pranga 10 shqiptarëve të tmerrshëm në Itali

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia italiane ka arrestuar 10 shtetas shqiptarë, pjesëtarë të një bande kriminale e cila merrej me prodhimin e drogës dhe shfrytëzim prostitucioni. Mediat italiane nuk kanë bërë me dije emrat e shqiptarëve që kanë rënë në prangat e policisë por shkruajnë se e veçanta e kësaj bande ishte se në celularët e vajzave që shfrytëzoheshin si prostituta, ishin instaluar aplikacione që i lejonin atyre kontrollin dhe monitorimin e aktivitetit të vajzave. Organizata kriminale e shqiptarëve i riinvestonte fitimet që nxirrnin nga prostitucioni në trafikimin e drogës.

Policia ka ekzekutuar urdhërarrestet e lëshuara nga Gjykata e Torinos, dhe disa arrestime në flagrancë ndaj 10 shqiptarëve, të akuzuar për rekrutimin, shfrytëzimin dhe detyrimin për prostitucion, mbajtjen në mënyrë të paligjshme të armëve, grabitje, lëndime të rënda trupore, dhe prodhim droge.Hetimet filluan në gusht të vitit 2015, kur në veri të qytetit të Torinos kishin ndodhur disa sulme,që sipas mediave italiane kishte nisur një luftë mes bandave për kontrollin e territorit të prostitucionit.

Shqiptarët nuk e toleronin praninë e femrave të tjera që nuk ishin të tyre për të prostituuar në atë zonë dhe i kishin sulmuar vajzat nigeriane.Mësohet se shqiptarët përdornin 10 vajza, shqiptare dhe greke, që ishin të detyruara të prostituonin në Torino, Volpiano dhe Cuneo.Vajzat kishin arritur përmes mashtrimit në Itali, nga Greqia dhe Shqipëria, me premtimin e një pune, një shtëpie dhe një martese me trafikantët, por fati i tyre ishte rruga.Prostitutat thuhet se rriheshin dhe poshtëroheshin kur fitimet ishin më pak se donin shqiptarët.
Policia ka zbuluar tre plantacione të mbjella me drogë, në Corio (Torino), Mortara (PV) dhe Abbiategrasso (MI), të menaxhuara nga të dyshuarit me ndihmën e shqiptarëve të tjerë. Në fushat e kanabisit, policia ka gjetur më shumë se 4.000 bimë marihuanë, me vlerë disa milionë euro nëse hidhej në treg. /ma.me
391760-940x490

carabinieri piantagione-2

Next Post
TABELA/ RAPORTI BB: Shqipëria vijon me rritje ekonomike, përmirësohet edhe punësimi

TABELA/ RAPORTI BB: Shqipëria vijon me rritje ekonomike, përmirësohet edhe punësimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Rama nga Brukseli: Investimi në Sazan dhe Zvërnec mund të arrijë deri në 6 mld euro! Investitorët vijnë për potencialin e vendit (VIDEO)

September 29, 2026
Tragjedia që ka tronditur SHBA-të, Lindsay Clancy del për herë të parë në gjykatë! Akuzohet për vrasjen e 3 fëmijëve të saj

Tragjedia që ka tronditur SHBA-të, Lindsay Clancy del për herë të parë në gjykatë! Akuzohet për vrasjen e 3 fëmijëve të saj

September 29, 2026
Nations League/ UEFA ‘mbulon me para’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare

Nations League/ UEFA ‘mbulon me para’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare

September 29, 2026
Stërvitja rreth Kaliningradit, Rusia proteston ndaj NATO-s: Jemi gati ta mbrojmë me të gjithë arsenalin tonë në dispozicion

Stërvitja rreth Kaliningradit, Rusia proteston ndaj NATO-s: Jemi gati ta mbrojmë me të gjithë arsenalin tonë në dispozicion

September 29, 2026
Emri/ Aksidentohet me motor, humb jetën 67-vjeçari në Lushnje

Aksidentoi me motor nxënësen 14-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet pas ndjekjes policore adoleshenti në Cërrik!

September 29, 2026
“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

Ankimimi për dënimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit në Hagë

September 29, 2026
Muzeu Marubi pjesë e nismës Archivi Aperti

Muzeu Marubi pjesë e nismës Archivi Aperti

September 29, 2026
Maqedonia e Veriut godet grupin terrorist: E lidhur me Shtetin Islamik! 5 të arrestuar dhe arsenal armatimi i kapur

Maqedonia e Veriut godet grupin terrorist: E lidhur me Shtetin Islamik! 5 të arrestuar dhe arsenal armatimi i kapur

September 29, 2026
Ndryshon gjithçka për derbin e kryeqytetit, FSHF zhvendos ndeshjen Partizani-Tirana! Ja kur do të luhet

Ndryshon gjithçka për derbin e kryeqytetit, FSHF zhvendos ndeshjen Partizani-Tirana! Ja kur do të luhet

September 29, 2026
Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë -

“Konflikti do të jetë ndryshe dhe më i shkurtër”, Lavrov kërcënon Evropën: Është në luftë me ne, me ndihmën që i jep Kievit

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com