• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TABELA/ RAPORTI BB: Shqipëria vijon me rritje ekonomike, përmirësohet edhe punësimi

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Raportit të fundit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore (RRrEEJL), rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të forcohet në vitin 2016, duke i hapur rrugën rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë. Rritja ekonomike në vitin 2016 pritet të jetë 3.2 përqind, krahasuar me nivelin 2.8 përqind në 2015, dhe të arrijë në 3.5 përqind në 2018. Rritja ekonomike në nivel rajonal vlerësohet të arrijë në 2.7 përqind në vitin 2016, nga 2.2 përqind që ishte në vitin 2015. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të përshpejtohet përgjatë viteve 2017 dhe 2018.

2015 2016f 2017f 2018f
Rritja e PBB-së Reale (përqind)
Shqipëria 2.8 3.2 3.5 3.5
Bosnja dhe Herzegovina 3.0 2.8 3.2 3.7
Kosova 3.9 3.6 3.9 3.7
IRJ e Maqedonisë 3.7 2.0 3.3 3.7
Mali i Zi 3.2 3.2 3.6 3.0
Serbia 0.7 2.5 2.8 3.5
EJL6 2.2 2.7 3.2 3.6

Raporti vë në dukje se ky përshpejtim i ritmit të rritjes ekonomike po ndihmon në përmirësimin e punësimit në Shqipëri dhe në reduktimin e varfërsisë në rajon. Papunësia ka pësuar rënie. Shkalla e punësimit në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të vitit 2016 arriti 6.7 përqind, në sajë të rritjes ekonomike dhe reformave në tregun e punës.

“Kontribuesi kryesor i kësaj rritjeje është Serbia, vendi me ekonominë më të madhe në rajon, rritja ekonomike e së cilës pritet të shkojë nga 0.7 përqind në 2015 në 2.5 përqind për këtë vit” thotë  Barbara Cunha, Ekonomiste e Nivelit të Lartë të Bankës Botërore dhe autore kryesore e raportit. “Ekonomitë e tjera në rajon pritet të ruajnë ritmet e rritjes ekonomike nga 2.8 deri në 3.6 përqind, me përjashtim të IRJ të Maqedonisë, e cila përjetoi një ngadalësim ekonomik në ndryshim nga rritja e fortë e vitit të kaluar.”

“Vendet që ndërmorën reforma të thella përjetuan rritje të investimeve, të cilat u kthyen në shtytës të fuqishëm të rritjes ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, ku investimet private patën kontribut të rënëdësishëm në  rritjen ekonomike në Serbi dhe Shqipëri“, thotë Katia Vostroknutova, Ekonomiste e Nivelit të Lartë të Bankës Botërore dhe bashkëautore e raportit. “Deficiti fiskal dhe borxhi publik pësuan gjithashtu rënie si rezultat i reformave që u ndërmorën në këto dy vende“, shtoi Vostroknutova.

Rigjallërimi i konsumit dhe investimet private të mbështetura nga projekte madhore në sektorin e energjisë pritet të udhëheqin rimëkëmbjen ekonomike në Shqipëri, duke kontribuar në 2/3 e saj përgjatë periudhës 2016-2018.

“Konsolidimi i rritjes ekonomike po ndihmon në rritjen e punësimit dhe uljen e varfërisë në rajon,” thekson Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Megjithëse papunësia në nivel rajonal mbetet e lartë, në rreth 25 përqind, ajo pësoi rënie në të gjitha vendet e Europës Juglindore, me përjashtim të Malit të Zi,” shton Goldstein. “Perspektiva afatshkurtër për rritjen ekonomike  mbetet pozitive pavarësisht rreziqeve, por ruajtja e ritmeve të rritjes së fortë ekonomike në kushtet e rreziqeve të rritura kërkon zbatim të reformave që garantojnë qëndrueshmërinë e saj. Ndërmarrja e masave që mund të ndihmojnë, për shembull, në përmirësimin e klimës së biznesit apo rritjen e cilësisë së shërbimeve publike do të sigurojnë qëndrueshmërine e rritjes ekonomike në të ardhmen .” përfundon Goldstein.

Me. Ar

Next Post
Lushnjë, arrestohet turku që dhunoi bashkëjetuesen shqiptare

Lushnjë, arrestohet turku që dhunoi bashkëjetuesen shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com