Çati me tjegulla të rëna në dysheme, xhama të thyera, shtretër të djegur, orendi të dëmtuara dhe vrima të shumta në murë të shkaktuara nga plumba. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që la pas ‘lufta’ e djeshme në banesën e David Qosjas, që la të vrarë efektivin e FNSH-së, Ardian Kodra.
Tvklan ka sjellë pamje brenda banesës, vetëm pak caste pas operacionit për kapjen e tij nga policia.
“Në një frigorifer – kuti gjenden mbetje nga ushqimi i fundit që ka ngrënë autori David Qosja, copat e mishit të zjera, qese salçiçesh, një kavanoz me majonez, një me gjalp dhe një pjatë me një pirun”- raporton TVKlan./a.m.
Shtepia e David Qosajt by e-d21