• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Balluku: Gëzuar 2024 nga kantieret që gëlojnë kudo nëpër Shqipëri

by A R
31/12/2023 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku uroi sot qytetarët për Vitin e Ri 2024.

“Gëzuar 2024! Qoftë një vit i mbarë për çdo familje shqiptare. Shëndet, lumturi dhe sukses në të gjitha sfidat që vijnë. Mirësia dhe begatia të ulen këmbëkryq në vatrat tuaja!”, u shpreh Balluku.

“Vitet kalojnë dhe na vendosin përpara sprovash dhe sfidash, të cilat duan vetpërmbajtje, vullnet dhe forcë padyshim. Lum ata që punojnë dhe lënë emër të mirë në këtë botë. Lum ata që punojnë për vendin. Lum ata që punojnë ditë e natë për të ndryshuar Shqipërinë”, theksoi Balluku.

Gëzuar 2024 nga kantieret që gëlojnë kudo nëpër Shqipëri. Nga zemra e zhvillimit të ekonomisë shqiptare, nga infrastruktura. Nga urat, rrugët, aeroportet dhe portet që ndërtojmë çdo ditë, të gjithë sëbashku, nga djemtë dhe vajzat që kontribuojnë për zhvillimin e vendit tonë”, tha më tej Balluku përmes një videomesazhi.

“Viti 2023 ka qenë një vit sfidues, një vit i rëndësishëm edhe për OST. Ndodhem këtu sot në një nga kantieret më të rëndësishme. Sapo kemi hapur kantierin sa i përket linjës së transmetimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Një pjesë e korridorit të 8-të energjetik. Por viti 2024 do të ketë akoma më sfida të rëndësishme përpara nesh. Do të na duhet të punojmë intensivisht me palën italiane për ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit atë që lidh Shqipërinë me Italinë. Atë linjë që do t’i japë mundësinë Shqipërisë që të bëhet e rëndësishme, jo vetëm për rajonin e Ballkanit, por edhe për të gjithë Evropën. Shqipërisë që prodhon 100% energji të rinovueshme. Shqipërisë që planifikon që në vitin 2030 të jetë një eksportues neto. Shqipërisë që e konsideron energjinë si një pikë të fortë të sigurisë dhe sovranitetit”, tha Balluku ndër të tjera.

Balluku foli edhe për reformën në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve.

“Viti 2023 ka shënuar materializimin e një reforme të thellë në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, krijimin e 16 ndërmarrjeve të agreguara me mazhorancë të shtetit shqiptar, nga 61 ndërmarrje të varësi të bashkive. E gjitha kjo ka tregues, ka rezultate të mirëfillta që tregojnë performancën e përmirësuar financiare, por edhe teknike të këtyre ndërmarrjeve. Sot, qeveria shqiptare vazhdon me investimet e saj  në të gjithë territorin shqiptar. Me investime për ujësjellës dhe kanalizime, kudo nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Ashtu do të vazhdojmë edhe në vitin 2024”, u shpreh më tej Balluku.

Zv/kryeministrja u shpreh më tej se, janë rritur pagat për punonjësit e OSHEE

“Gjatë viti 2023, ndërmorëm reforma të rëndësishme, duke nisur nga vlerësimi që i takon të gjithë punonjësve të OSHEE-së për punë dhe kontributin e tyre. Kemi rritur pagat për t’i çuar në një nivel të kënaqshëm për ta”.

Balluku shtoi se, “nga ana tjetër kemi hapur dyert e kësaj kompanie, që është një shkollë më vete, për të gjithë djemtë dhe vajzat, të cilët kanë mbaruar arsimin profesional”.

/a.r

Next Post
Nga nesër pa viza, çfarë duhet të dinë kosovarët para udhëtimit në shtetet e zonës Shengen

Nga nesër pa viza, çfarë duhet të dinë kosovarët para udhëtimit në shtetet e zonës Shengen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In