• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

by E B
05/07/2026 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrija e jashtme e Suedisë Maria Malmer Stenergard dhe ministri i jashtëm i Kinës , Wang Yi,ranë dakord të shtunën, gjatë një takimi në Stokholm, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, mbështetjen e multilateralizmit dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Maria Malmer Stenergard vuri në dukje që qeveria suedeze u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën. Ajo vlerësoi që marrëdhëniet dypalëshe po zhvillohen mirë, shkëmbimet po shtohen dhe potenciali për bashkëpunim është shumë i madh.

Ajo ritheksoi se qëndrimi i Suedisë ndaj parimit të “Një Kine” mbetet i pandryshuar. Sipas saj, Suedia do të forcojë dialogun me Kinën në të gjitha nivelet, do të shfrytëzojë plotësisht mekanizmat dypalësh, si komitetet e përbashkëta për bashkëpunimin ekonomik, tregtar, shkencor e teknologjik, si edhe do të zgjerojë bashkëpunimin në tregti, transformimin e gjelbër, mbrojtjen e mjedisit, inovacionin shkencor e teknologjik, inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Wang Yi, nënvizoi se Kina dhe Suedia kanë një histori të gjatë shkëmbimesh. Që nga fillimi i Reformës dhe Hapjes së Kinës, të dy vendet kanë qenë për një kohë të gjatë partnerët më të mëdhenj tregtarë të njëri-tjetrit përkatësisht në Azi dhe në rajonin nordik.

Ai theksoi se përvoja e çmuar e krijuar gjatë dekadave të bashkëpunimit dypalësh tregon që të dyja palët duhet të ruajnë një perceptim objektiv dhe racional për njëra-tjetrën, ta respektojnë njëra-tjetrën, të kërkojnë pikat e përbashkëta duke menaxhuar siç duhet dallimet dhe të mbeten të përkushtuara ndaj bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë.

Duke theksuar që më shumë se 10 000 kompani suedeze zhvillojnë aktualisht tregti me Kinën, Wang Yi tha se Kina mirëpret ndërmarrjet suedeze të shfrytëzojnë më tej mundësitë që ofron tregu i saj i madh, zinxhirët e plotë industrialë dhe skenarët e larmishëm të aplikimit. Ai shprehu gjithashtu shpresën që pala suedeze do të ofrojë për kompanitë kineze një mjedis biznesi të drejtë, të paanshëm dhe jodiskriminues.

Next Post
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com