• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ 53-vjeçarja ringrihet në këmbë pas vendosjes së protezës falas

by Java News
03/10/2016 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se 10 vitesh, Meleqe Dukës, i është dashur të jetojë me dhimbjen dhe mundimin që shkaktonte pengesa për të ecur normalisht si gjithë të tjerët, pasi këmba e saj e djathtë ishte e sëmurë.

E sikur të mos mjaftonte vuajtja fizike dhe shpirtërore për 53-vjeçaren, problemeve të saj dhe familjes të vendosur së fundi në rrethinat e Shkozës, Tiranë, i shtohej edhe pamundësia ekonomike për të përballuar blerjen e protezës dhe ndërhyrjes së domosdoshme kirurgjikale për t’u shëruar.

Por sot, për Meleqen është një ditë e veçantë. Më në fund, ajo mund të ecë normalisht, si gjithë të tjerët!

Pas ndërhyrjes së sukseshme kirurgjikale në Spitalin Universitar të Traumës për vendosjen e protezës ortopedike falas, Meleqja i është rikthyer jetës normale dhe thotë se është gati për t’u rikthyer në vendin e saj të punës.

Investimi i qeverisë me vlerë rreth 1 milionë dollarë, bëri të mundur që ajo, por edhe shumë pacientë të tjerë, të mund të operohen dhe të marrin falas protezën ortopedike, e cila deri pak muaj më parë ishte një barrë e papërballueshme për familjen e saj por edhe për shumë qytetarë të tjerë

Deri më sot pacientët që kishin nevojë për proteza, ishin të detyruar që t’i paguanin vetë ato me një çmim dy herë me të lartë sesa ai që shpenzohet aktualisht nga buxheti i shtetit për blerjen e tyre. Ndërsa tani protezat, përveçse cilësore dhe të garantuara, për pacientët, do t’u kursejnë buxheteve të tyre familjare rreth 2 milionë dollarë në vit.

Protezat ortopedike, janë një tjetër provë konkrete e ndryshimeve rrënjësore që janë ndërmarrë në sistemin shëndetësor gjatë këtyre tre viteve.

Next Post
Thaçi: Kosova nuk humb asnjë metër katror të territorit

Thaçi për arrestimin serb të kreut të policisë së Mitrovicës: S’mund t’i përgjigjemi arrestimeve me arrestime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In