• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VEZHGUESIT/ KQZ aktuale me ndikim politik, Reforma Zgjedhore të prekë edhe këtë institucion

by Java News
15/11/2017 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka dalë sot me një deklaratë për mediat në lidhje me ridimensionimin e institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili duhet të jetë larg ndikimit të politikës.
Deklarata e plote 

Përvoja e parë katër vjeçare e Kryetarit të KQZ-së së përzgjedhur sipas këtij mekanizmi mbarti precedentë pozitivë dhe negativë në kontekstin e zhvillimeve.

Zbatimi i këtij mekanizmi për përzgjedhjen e mandatit të dytë të Kreut të kësaj trupe, në tetorin e vitit 2016 nisi një seri precedentësh që po rezultojnë gjithnjë e më shumë të kenë zhbërë tërësisht aspiratën e Reformës Zgjedhore të vitit 2012. Precedentë këto, që pasurojnë traditën e thelluar prej establishmentit politik, në përpjekje për të atakuar politikisht institucionet e veçanërisht ato të pavaruara.

Ky hap i parë dekonstruktues i aspiratës së Reformës Zgjedhore të 2012-ës, u ndoq më pas nga përmbajtja e Marrëveshjes Politike të 18 Majit 2017, e liderëve të dy partive më të mëdha parlamentare. Dakortësi, e cila ndër të tjera e vendosi emërimin e Kryetarit të KQZ-së në diskrecionin e opozitës. Ky element i marrëveshjes, dorëheqjet e dy anëtarëve të trupës së KQZ-së, procedura tërësisht jo ligjore e ndjekur nga Kuvendi i Shqipërisë për përzgjedhjen e Kryetarit të ri brenda 24 orëve, e të tjerë fakte kontekstualë, provuan botërisht jo vetëm se sa ishte arritur në të vërtetë të ngrihej një institucion i pavarur, por edhe sesa e pamundur u bë në vijimësi kjo aspiratë për shkak të diktatit të lidershipit politik.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) asokohe e kritikoi procesin dhe procedurën e përzgjedhjes së Kryetarit të KQZ-së në tetorin e vitit 2016 dhe më pas edhe përfshirjen e tij si pjesë e marrëveshjes politike të 18 majit 2017, si edhe mënyrën e ndjekur për ndërrimin e tij, pavarësisht legjitimimit nga prag-kriza e rëndë institucionalo-kushtetuese një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017.

Me konstituimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore më dt. 10 nëntor 2017, ka nisur një proces me pritshmëri të shumta për çështjet që meritojnë të adresohen. Një prej çështjeve që meriton medoemos të merret në konsideratë është edhe trajtimi i komisioneve zgjedhore të të tre niveleve, ku një vëmendje të veçantë meriton t’i kushtohet konstituimit të trupës së KQZ-së, si dhe funksionimit të administratës së këtij institucioni.

Të gjendur në këto rrethana, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë e konsideron prekjen e përbërjes aktuale të KQZ-së në mënyrë ekstraligjore, me direktivë politike dhe në mënyrë të njëanshme, si të gabuar dhe me rrezik të thellimit akoma më shumë të precedentëve negativë zgjedhorë. Për më tepër moslegjitimimi i një akti të tillë prej situatës politike apo kontekstit institucional, do ta shndërrojë ndërrimin e Kreut të KQZ-së në një çështje të pakorrektueshme nga çdo rregullim ligjor në të ardhmen.  Një precedent i tillë nuk do të sigurojë tjetër veçse paqëndrueshmëri institucionale dhe ndikim të hapur politik të mazhorancës së radhës në orientimin e këtij institucioni të pavarur.

Koalicioni nxit klasën politike që të gjejë maturinë e duhur dhe të nisë një proces serioz, real, transparent dhe gjithëpërfshirës të Reformës Zgjedhore. Institucionalizimi i debatit politik për kuadrin ligjor zgjedhor është hapi i parë dhe i vetmi drejtim i duhur për një shëndoshje të proceseve zgjedhore në vend dhe të demokracisë shqiptare.

Next Post
Dështojnë negociatat PD-LSI për frontin e përbashkët opozitar

FAKTET TRONDITESE/ Akuzojnë për koncensione?! PD- LSI 187, PS vetëm 22

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In