• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu/ PD drejt një përplasje të re me SHBA dhe BE. Nuk voton draftin

by Aalison Pearse Stevens
23/08/2016 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A po shkon PD-ja drejt një përplasje të re me SHBA dhe BE? Zhvillimet në komisionin e posaçëm parlamentarë për Reformën në Drejtësi provojnë se sërish PD-ja ka vendosur të sfidojë komunitetin ndërkombëtarë duke mos votuar në këtë komision projektligjin për vettingun.

Deputetët e opozitës nuk kanë pranuar të votojnë projektligjin në fjalë, duke paraljamëruar një votë kundër ndaj këtij projektligji. Këmbëngulja e PD-së për të votuar amendamentet e saj, ndonëse ishin hedhur poshtë nga ekspertët ndërkombëtarë të EURALIU-s dhe OPDATE, më shumë është vlerësuar si një përpjekje e saj për të frenuar processin e miratimit të projektligjit për vettingun sesa një përpjekje për të refleketuar mbi analizën e bërë nga ekspertët ndërkombëtarë të cilët kishin rrëzuar thuajse të 55 amendamentet e paraqitur nga PD-ja.

Mazhoranca në komision ka miratuar amendamentet e bëra nga ekspertët ndërkombëtarë, duke finalizuar në këtë mënyrë draftin, i cili pritet të miratohet shpejt në Kuvend.

 

Deklaratat pas mbledhes se Komisionit:

Pandeli Majko, Deputet i PS
Sot ishte një seancë me një diskutim mjaft të rëndësishëm. Në aneksin kushtetues, në procesin e vettingut, kemi pranuar praninë e një pale ndërkombëtare. Ne i kërkuam mirëkuptim opozitës, që të kishte parasysh këtë parim
Sot janë miratuar të gjitha komentet e misionit të EURALIUS dhe OPDAT-it. Cfarë ndodhi? Opozita qëndroi në propozimet e saj. Ishin detaje teknike shpesh të një karakteri shumë teknik, por në fund fare ajo nuk morri pjesë në votim.
Të gjitha vërejtjet që patën ndërkombëtarët, u kaluan me shumicë vote nga ana e shumicës. Unë mund të them sot se ligji është përmirësuar.
Detajet teknike nuk duhen kthyer në detaje politike.
Po punojmë me intensitet dhe mendoj se shumë shpejt, vettingu, do të kalohet.

Oert Bylykbashi, deputet i PD-se

Komisioni ad hoc kishte një projektligj i cili, qartazi PD tregonte problemet që kishte ajo. Ky opinion nuk u reflektua për asnjë moment në projekligjin që u miratua sot në komsion.
Por ajo që qe e rëndë, është se PD, edhe pse propozoi një numër të madh amendamentesh, këto u hodhën poshtë pa asnjë lloj argumenti. Amendamentet që propozuam kishin si qëllim  që ky projekligj, të kthehet në binarët e amendamenteve kushtetuese të miratura më 22 korrik. Pa ardhur në këto binare, ky projekligj është antikushtetues. Ne jemi të sigurt se nuk do t’i qëndrojë testit kushtetues.
Do t’i rezervojmë vetes që të marrim hapa të tjerë legjislativë dhe kushtetues. Ajo që mund t’ju themi është se ky ligj devijon rëndë nga kushtetuta.
Ne kemi sjellë 47 amendamente për vetëm një pjesë të ligjit të vettingut.

Me. Ar

Next Post
Kinezët duan të blejnë ujësjellësin e Tiranës, dyndje ofertash në Bashki

Kinezët duan të blejnë ujësjellësin e Tiranës, dyndje ofertash në Bashki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In