• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu në polici, sot afati i fundit për dorëzimin e formularëve

by A R
07/05/2018 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është dita e fundit për 11 mijë efektivë të policisë për të dorëzuar formularët e vetëdeklarimit brenda afatit 30-ditor.
I gjithë ky proces mbështetej në 3 kritere: pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale. Në vlerësim kanë kaluar të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, nga titullari deri tek punonjësi më i thjeshtë. Por, si ka rezultuar ky proces? Dhe çfarë pritet të ndodhë më tej?

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj i sqaroi këto pyetje në një intervistë në studion e lajmeve të Top Channel.

Sot është afati i fundit i dorëzimit të formularëve. Si ka shkuar ky proces? A kemi shifra në përqindje deri më tani?

Deri tani procesi i ka përmbushur pritshmëritë tona. Shumica e punonjësve i ka dorëzuar formularët. Policia e Shtetit dhe Garda, duke qenë se kanë numra të mëdhenj, kishin parashikuar edhe struktura asistence për punonjësit. Procesi është mbyllur në Tiranë dhe rrethe. Për shifra të sakta do të flasim në ditët në vijim, pasi të bëjmë një analizë. Por, mund të them se 95%-98% e punonjësve e ka përmbyllur procesin e dorëzimit të formularëve.

Është folur përgjatë këtyre javëve për qindra efektivë që kanë dhënë dorëheqjen gjatë këtij procesi? Si qëndron e vërteta?

Dorëheqje ka gjatë gjithë kohës. Nuk kemi shifra të sakta se sa e kanë dhënë gjatë këtij procesi, por nuk besoj që është një numër i tmerrshëm dorëheqjesh. Gjithsesi, pas një analize mund të themi se sa ka ndikuar vetting-u. Pjesa dërrmuese e Policisë së Shtetit e ka dashur këtë proces, siç është vënë re nga konsultimet që kemi bërë. Theksoj se ligji nuk i paragjykon dorëheqjet.

Çfarë do të ndodhë me efektivët që dorëhiqen? A i shpëtojnë ata vetting-ut, pavarësisht dorëheqjes?

Ata që kanë dhënë dorëheqjen nuk janë më punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo SHÇBA-së, kështu që nuk mund t’i nënshtrohen këtij procesi. Vetting-u vlen vetëm për ata që janë në detyrë e duan të vazhdojnë në detyrë.

Kush do zërë vendet e atyre që janë larguar apo do të largohen pas vettingut? Do të ketë sërish testime?

Vakancat mund të plotësohen nga ish-punonjës ose nga Akademia e Sigurisë që ka kapacitete për të mbushur radhët.

Si do të vijojë tani procesi, që kjo fazë përfundon? Do të ngrihet fillimisht Komisioni i Jashtëm i Vetting-ut, që do drejtohet nga njerëz jashtë sistemit apo jo? Më pas si do të vijojë? Këto seanca a do të jenë të hapura për publikun?

Aktualisht po punohet me ngritjen e Komisionit të Jashtëm të Vetting-ut dhe Sekretariatit Teknik. Në datën 27 maj, bordi përzgjedhës, që është i përbërë nga 5 institucione, Ministria e Brendshme, Avokati i Popullit, Shërbimi Informativ Shtetëror, komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi dhe komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, ka shpallur vakancat. 5 vende për bordin dhe 15 vende të Sekretariatit Teknik. 10 vendet e tjera të Komisionit të Jashtëm plotësohen nga ILDKPI dhe 10 propozime nga pedagogët që vijnë nga rektori i Universitetit të Tiranës. Kur plotësohen vakancat, ngrihen organet dhe nis funksionimi e vlerësimi. Komisioni i Jashtëm vlerëson gradat e larta, pra nis vlerësimi nga maja e zbret poshtë./TCH/a.m.

Next Post
FOTOT/ Tapë para sezonit, festa e shthurur e studentëve të Kembrixhit

FOTOT/ Tapë para sezonit, festa e shthurur e studentëve të Kembrixhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In