• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

by E B
07/04/2026 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit, për heqjen e sekuestrove të vendosura nga SPAK dhe GJKKO mbi 25 pasuri të tij.

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në studion e emisionit ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv e ka cilësuar të drejtë vendimin e GJKKO-së për rrëzimin e kërkesës së Malltezit.

Kjo pasi sipas tij, pasuritë duhet të mbeten nën sekuestro deri në momentin që do të merret një vendim i formës së prerë për fajësinë ose jo të Malltezit.

Ai shtoi gjithashtu se një defekt i SPAK në lidhje me hetimet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani është që nuk e ka shtrirë hetimin edhe te familjarë të tjerë të Malltezit e Berishës dhe te pasuritë që ata disponojnë.

“Malltezi është akuzuar për pastrim të produkteve që rrjedhin nga një krim, për korrupsion aktiv si edhe për mosdeklarim të të ardhurave. Janë tre vepra penale për të cilat SPAK ngriti akuzë dhe Gjykata i cilësoi çështjet të drejta që i duhen nënshtruar gjykimit. Vjehrri i tij, Sali Berisha po hetohet me akuzën e korrupsionit pasive. Sekuestrimi që ka bërë organi i akuzës në këto 16 pasuri, duke pasur parasysh të gjithë aktivitetin kriminal të familjes Berisha, dhe ai ishte pjesë e familjes, është futur edhe kjo, korrupsion i lartë shtetëror në formën e bashkëpunimit. Pra ky është bashkëpunëtor në këtë korrupsion të lartë shtetëror, por SPAK ka shkuar vetëm te Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kadastrën e Tiranës dhe nuk ka hetuar tamam nëse ka pasur më shumë pasuri për t’u sekuestruar. Por në rast se SPAK do hetonte edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij, sepse kur bëhet kontrolli i pasurisë së dikujt që është subjekt i kontrollit të pasurive, bëhen pjesë gruaja, fëmijët, babai, nëna, motra, vëllezër dhe me radhë. Këta nuk është prekur asnjë prej tyre, por është parë vetëm se çfarë ka Malltezi dhe në këtë aspekt këtu ka defekte serioze SPAK”, tha mes të tjerash Beqiri.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokristjane, Nard Ndoka, është shprehur masa e sekuestrimit e vendosur nga SPAK dhe GJKKO ndaj pasurive të Malltezit, është e tepruar. Kjo pasi sipas tij, masa e sekuestrove mund të vendosej pas marrjes së një vendimi të formës së prerë për fajësinë e tij. Ai shtoi gjithashtu se pasuritë që u janë sekuestruar politikanëve të korruptuar duhet t’u kthehen qytetarëve.

“Ajo që më shqetëson më tepër është standardi i gjyqësorit, sepse ne futemi direkt me hapat e parë, me konfiskime, me bllokim prone dhe pastaj këto dalin një flluskë sapuni kur të ketë një gjyq në themel. Pra nuk e kapin nga koka, por e kapin nga bishti pjesën. Do të ishte shumë mirë të kishte një hetim të thelluar, pastaj të ishin edhe aktet e konfiskimit të pronës, të kthimit në njëfarë mënyre për ekonominë shqiptare. Sepse shumë prej këtyre që dënohen, bëjnë disa muaj burg dhe gëzojnë akoma pasuritë e siguruara nga vjedhjet që kanë kryer”, tha Ndoka.

Avokati Beqiri mori sërish fjalën teksa hodhi akuza të forta ndaj Malltezit, për të cilin tha se ka ‘pushtuar’ pasuritë e Shqipërisë, duke përfituar nga Sali Berisha, i cili asokohe ishte kryeministër.

Beqiri shtoi më tej se familjet Berisha dhe Meta janë më të korruptuarat në Europë dhe Afrikë, prandaj sipas tij, erdhi edhe vendimi i SHBA-së dhe Britanisë për shpalljen non grata të Berishës dhe familjes së tij.

“E ke pushtuar të gjithë Shqipërinë me pasuri me një rrogë. Ke përfituar se ke pasur vjehrrin kryeministër. S’ke lënë cep të Shqipërisë pa zaptuar dhe pastaj kur të vendosë Gjykata, s’ka mbetur asgjë më nga ato pasuri. Dy familjet më të korruptuara, jo në Europë, por edhe në Afrikë, ishin familjet Meta dhe Berisha. Prandaj Berisha mori non gratën familjarisht nga SHBA. SPAK duhet të godasë privatizimin e 525 fabrikave dhe uzinave, që i bëri rrush e kumbulla Saliu për militantët e vetë, ose nëse do t’i futeshim thellë privatizimit të kromit dhe naftës së Shqipërisë… Këto 15 vite janë një xhep, kurse ne këtu flasim për miliarda e miliarda që u janë vjedhur shqiptarëve e nuk po u kthehen. Ndërsa sot, kur ha bukë bën edhe thërrime. Ato thërrime po ndëshkohen dhe duhet të ndëshkohen”, shtoi Beqiri.

Next Post
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

November 1, 2026
Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

November 1, 2026
“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

November 1, 2026
“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

November 1, 2026
Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

November 1, 2026
Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In