• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

by E B
07/04/2026 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka njoftuar zgjerimin e Programit Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave, një nismë strategjike që synon transformimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë së Veriut në një motor të zhvillimit ekonomik dhe turistik.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Malësinë e Madhe, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, prezantoi fazën e re të këtij projekti. Ai theksoi se programit i janë bashkuar dy partnerë të rinj institucionalë: Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe studentët e kursit të Restaurimit nga Universiteti Politeknik i Tiranës.

Kjo ndërhyrje e dyfishtë synon të zgjidhë dy nga sfidat më të mëdha të këtij procesi: pajisjen e pronarëve me certifikata pronësie për të hapur rrugën e investimeve private, si dhe hartimin e projekteve profesionale të restaurimit për të ruajtur origjinalitetin e godinave.

“Ky program synon të mbrojë dhe të rijetëzojë një nga elementët më përfaqësues të identitetit kulturor në Shqipërinë e Veriut,” deklaroi Ministri Gonxhja. “Në të njëjtën kohë, ai kontribuon në kthimin e kësaj trashëgimie në një aset me vlerë për zhvillimin ekonomik dhe social të komuniteteve lokale.”

Deri në këtë fazë të projektit, janë inventarizuar dhe hartëzuar në mënyrë digjitale 523 kulla në katër qarqe: Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës. Puna në terren, ku janë angazhuar rreth 39 studentë dhe janë realizuar 28 projekte restaurimi, ka përfshirë 13 bashki.

Një element i veçantë i programit është gërshetimi i objekteve materiale me trashëgiminë jomateriale të zonës. Kullat po konceptohen si hapësira ku do të promovohen elemente të mbrojtura nga UNESCO, si xhubleta, lahuta dhe artizanati lokal (“Oja”), duke i kthyer ato në qendra të vërteta muzeale dhe etnografike.

“Gjithashtu, kullat kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e autenticitetit dhe në ndërtimin e brandit turistik të Shqipërisë. Ato përfaqësojnë një element të veçantë dhe të dallueshëm të trashëgimisë sonë, duke krijuar një ofertë që nuk mund të replikohet lehtësisht në tregje të tjera. Përmes rijetëzimit të tyre, Shqipëria pozicionohet si një destinacion që ofron përvojë reale, identitet kulturor dhe autenticitet, elementë kyç për konkurrueshmërinë në turizmin ndërkombëtar.”, tha ministri.

Nisma vjen pas një faze pilot të zhvilluar në periudhën 2023–2025 në bashkëpunim me GIZ Albania, ku 20 kulla u kthyen me sukses në bujtina dhe agroturizma funksionale.

Sipas planit strategjik të prezantuar nga Ministria, faza e zbatimit të plotë në shkallë kombëtare do të shtrihet në periudhën 2027–2029. Për vitin 2027 është planifikuar një mbështetje fillestare buxhetore prej 400,000 eurosh, me synim rritjen progresive në vitet pasuese.

Ekspertët e turizmit vlerësojnë se integrimi i këtyre godinave historike në itineraret turistike do të diversifikojë ofertën e Shqipërisë, do të rrisë ditëqëndrimet e vizitorëve dhe do të fuqizojë brandin e vendit si një destinacion elitar i turizmit malor dhe atij autentik.

Next Post
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In