Është shkarkuar nga detyra prokuori i Prokurorisë së Apelit Tiranë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot pas një rivlerësimi të dytë, prokurorin e Apelit të Tiranës, Dritan Peka.
Peka ishte konfirmuar para disa kohësh në detyrë, por pas një ankimimi të kryer nga Komisioneri Publik, KPA-ja ka vendosur ta shkarkojë atë nga detyra.
Deri tani nga procesi Vetting janë shkarkuar më shumë se gjysma e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Janë shkarkuar kryesisht ata që kanë mbajtur poste të larta, dhe kriteri që i ka penalizuar më tepër ka qenë mosjustifikimi i pasurisë.
/a.r