• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u hyn në fuqi, por ja kleçkat që krijon vendimi i zbardhur i Kushtetueses

by Java News
18/01/2017 16:38
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Edhe pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ligji i Vetting-ut nuk mund të nisë zbatimin pa ngritjen e dy institucioneve të reja që mundësojnë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në vendimin e saj Kushtetuesja lë hapësira interpretimi sa i përket nisjes së verifikimit të dosjeve dhe ngritjes së dy komisioneve, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioni i Apelimit. Këto dy komisione monitorojnë punën e ILDKP-së dhe DSIK-së.

Ligji për rivlerësimin e pasurisë dhe figurës së gjyqtarëve e prokurorëve dhe pse nga kjo e mërkurë është në fuqi pas zbardhjes së argumenteve të gjykatës kushtetuese, nuk mund të zbatohet menjëherë. Në faqen 28 të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, thuhet shprehimisht se: “…Gjykata (Kushtetuese) vlerëson se për sa kohë që organet ekzistuese ligjzbatuese kanë vetëm rol ndihmës në procesin e rivlerësimit, përderisa veprimtaria e tyre ushtrohet nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese të rivlerësimit (KPK-ja dhe KA-ja), ato nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre pa u konstituar dhe pa filluar funksionimin këto të fundit…”.

Pra, në bazë të vendimit, ILDKP dhe DSIK duhet të fillojnë verifikimin pasi të krijohen Komisionet e Vetting-ut dhe Komisionet e Apelimit. E teksa rivlerësimi mbetet ende i pasqaruar dhe nga vendimi i kushtetueses, me ligjin në fuqi gjyqtarët dhe prokurorët duhet të dorëzojnë formularët përkatës brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.

I njohur si Vetting-u fillimisht ligji hyri në fuqi, në Tetor, deri në pezullimin e përkohshëm nga Gjykata Kushtetuese në nëntor 2016, kohë në të cilën kishin kaluar 17 ditë. Me rikthimin në fuqi të ligjit ditën e sotme, gjyqtarëve dhe prokurorëve u mbeten vetëm 13 ditë për të dorëzuar formularët. Por, në paragrafin e mësipërm të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se verifikimi nga DSIK dhe ILDKP duhet të nisë pas krijimit të Komisioneve të Vetting-ut. Kjo situatë e paqartë ligjore shtron ka bërë që gjyqtarët e prokurorët të kenë paqartësi se si do të veprojnë me depozitimin e deklaratave dhe se si do verifikohen deklaratat e tyre.

Mungesa e një përcaktimi të saktë shterues nga Kushtetuesja për afatet dhe verifikimet mbi rivlerësimin e gjyqtarëve bën që Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët të dojë edhe disa kohë të aktivizohet, pasi më parë duhen zgjedhur anëtarët e Komisioneve të Vetting-ut.

Por si zgjidhen anëtarët e këtyre komisioneve?

Në ndryshimet kushtetuese këto anëtarë komisionesh zgjidhen pasi Presidenti i Republikës hap garën dhe çdo kush prej tyre nuk duhet të ketë ushtruar më parë funksionin publik të gjyqtarit apo prokurorit.

ma.me
Next Post
VIDEO/ Këngëtarja e tepron, shikoni çfarë i bën “zogut”…

VIDEO/ Këngëtarja e tepron, shikoni çfarë i bën "zogut"...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com