Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel ka shpëtuar nga dënimi për përplasjen që kishte bërë në Malajzi
Ferrari merr frymë i lehtësuar. Kutia e marsheve e njëvendëshes SF70-H e Sebastian Vettel nuk ka pësuar dëmtime në përplasjen me Lance Stroll pas përfundimit të garës së Malajzisë.
Në Maranello nuk është gjetur asnjë dëmtim në kambio dhe në këtë mënyrë kjo pjesë do të instalohet në makinën që do të garojë në Japoni këtë fundjavë.
Edhe pse duhet pritur testimi në pistë, te Ferrari janë optimistë që nuk do të ketë nevojë për zëvendësim, duke shmangur kështu penalizimin për Vettel, përgatiti” Express”. (b.an)