• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Vetingu pasuror pas dosjeve të Spak: Shpata e vërtetë e Damokleut

by Skënder Minxhozi
17/09/2024 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Sali Berisha mblodhi me urgjencë gazetarët pas daljes së dosjes së klubit Partizani nga dyert e SPAK. E ka të qartë se po afron përballja me fakte, e jo me fjalime e mitingje, me gjyqtarë e prokurorë e jo me kundërshtarë politikë në bangat e Kuvendit. Dhe toni e Berishës është ai i personit që ndjen seriozitetin e momentit në të cilin ndodhet bashkë me dhëndrrin e të tjerët. Pas më shumë se nëntë muajsh arresti shtëpiak dhe disa vite hetimesh, sfida mes familjes Berisha dhe prokurorisë së posaçme do t’i drejtohet dyerve të gjykatës.

Nxjerrja e dosjeve të drejtësisë nga korsia e hetimit dhe gjykimit, tek mitingjet, lufta politike dhe sherret mes partive, janë një fenomen joshqiptar. Gjen sot në Amerikë, në vendin më të madh demokratik të botës, një kandidat për president që nuk njeh zgjedhjet, që sulmon parlamentin dhe që ka rreth 90 akuza të të gjitha natyrave nga organet e drejtësisë së SHBA, e megjithatë vijon i pashqetësuar garën për president.

Këtu tek ne, qysh në hapat e para të hetimeve të Spak ndaj eksponentëve të opozitës Berisha, Meta e të tjerët rreth tyre damkosën prokurorinë e posaçme dhe Altin Dumanin si “grup i struktuar kriminal” e plot epitete të tjera të ngjashme. Drejtimi i rrezikshëm që po merrnin hetimet ndaj një liste të gjatë politikanësh, duke përfshirë jo vetëm akuzat konkrete por edhe hetimin pasuror të tyre, shënoi pikën që derdhi gotën e durimit për më të vjetrin prej tyre, Sali Berishën dhe aleatin e tij Ilir Meta.

Dosja e Partizanit na zbulon në mënyrën më të hapur dhe pse jo edhe cinike, se metoda e hetimit të asaj që quhet drejtësia e re nuk ka mbetur vetëm brenda objektit të akuzës fillestare por është shtrirë menjëherë tek hetimi pasuror. Kjo duket një metodologji e përdorur rregullisht nga prokuroria e posaçme në shumë çeshtje deri më sot dhe ky është një element tejet sensitiv në betejën e gjatë të SPAK-GJKKO në njërën anë dhe politikës e zyrtarëve të lartë shqiptarë në anën tjetër.

Ajo që na shpaloset në 500 faqet e dosjes Berisha është një mori faktesh, shifrash, rrethanash konkrete disa prej tyre të shumë viteve më parë, ngjarjesh në dukje pa lidhje me funksionin zyrtar e politik si dhe me dosjen në shqyrtim, por më shumë me jetën private e familjare, ku figuron i kudondodhur kapitali, leku, prona.

SPAK ka vënë shumë mish në zjarr. Mbetet të shihet a ka qëlluar në shenjë me morinë e pafundme të detajeve, shifrave e transaksioneve që ka ngritur kundër familjes Berisha. Duket një ndërmarrje e vështirë që kjo të ndodhë në tërësinë e saj, pasi prokurorët kanë ndërtuar një pyll të madh faktesh e të dhënash ku mund të humbasë edhe vetë i zoti i pyllit.

Megjithatë kjo ka vetëm rëndësi relative në raport me fenomenin e përgjithshëm, atë të shqyrtimit pasuror të karrierave politike që na kanë qeverisur në tre dekadat e fundit. Ajo që shquhet edhe një herë më qartë se kurrë është se sot po asistojmë jo në një dosje akuzuese ndaj një zyrtari të lartë, por në një akt madhor vetingu dhe analize të thellë pasurore të këtij politikani. Në fakt më të fuqishmit politikan të tranzicionit shqiptar.

Vetingu i fshehur pas dosjeve fillestare me x apo y akuza, është metoda që po përdor SPAK për të kapur gafil klasën politike shqiptare. Dhe kur vjen fjala tek paratë, mënyra si kanë lëvizur, sasia, duart ku kanë shëtitur, procedurat që janë përdorur dhe produkti final që kanë krijuar – në këtë rrjetë të madhe pasurie e interesash që paratë kanë krijuar është e vështirë të dalë dikush i pastër nëse hetohet. Edhe vetë Papa do të dilte i korruptuar!

Spak i ka rënë një këmbane që deri dje ishte e ndaluar të binte. Kemi pasur ILDKPI dhe të tjera institucione që duhej të kishin ndalur paranë e fituar përmes korrupsionit të elitave drejtuese, por të gjitha dështuan. Dhe dështuan për një arsye të vetme: sepse po të ishin treguar eficiente dhe rigoroze s’do të kishim më këtë klasë politike që kemi! Kaq e thjeshtë është. Ndoshta Spak ka marrë vendimin që të jetë efektiv aty ku të tjerët dështuan për 33 vjet. Nëse po, ky do të ishte fillimi i fundit të tranzicionit shqiptar ashtu siç e kemi njohur qyshse mbajmë mend.

 

Next Post
Arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës! Kush është 58-vjeçari, një nga më të kërkuarit në Evropë

Arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës! Kush është 58-vjeçari, një nga më të kërkuarit në Evropë

Comments 3

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Ke shkruajtur një leksion të denjë, për fakultetin e Drejtësisë, dhe një vijë sjelljeje se si duhet të orientohet e veprojë Drejtësia (në të gjitha hallkat e sajë).
    Shpresoj që t’ju kenë lexuar e kuptuar si SPAK, BKH, etj. …….ashtu edhe politikanët tanë që kanë vjedhur apo që kanë bërë ndërmënd të vjedhin pronën publike apo private.
    Me konsideratë Skënder Minxhozi.
    Kënaqësi t’ju lexoj.

    Reply
  2. PRoShi says:
    1 year ago

    Minxhos je ndalur tek e përgjithëshmja, e këtu me këtë mënyrë flasin qindra-mijë njerëz të thjeshtë që jeton në Tiranë e në gjithë Shqipërinë. Njerëzve të thjeshtë ju duhen detajet, si vidhej , si tjetërsohet prona e shtetit për Barjaba dhe se si rishitej në vlera marramendëse. Na duhen gazetarë tereni analitikë të ekonomisë pasurore të pushtetarëve. Këtu jemi ende fëmijë buzëqumësh si gazetarë. Të përshëndes.

    Reply
  3. Lili says:
    1 year ago

    Si gjithmonë zoti Minxhozi: racional,i saktë,argumentativ,bindës,dinjitoz në diskursin e realpolitikës dhe reflektimit,analizës,mësimeve dhe detyrave që duhet të nxjerrim ne për të ardhmen.Mirënjohje,respekt ..për Ty,njeri i mençur,për të cilin shoqëria shqiptare ka shumë nevojë.Faleminderit mik

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In