• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vetingu në polici, rikonfirmohet në detyrë drejtori i Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë

by Java News
04/03/2020 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka kaluar vettingun një tjetër zyrtar i Policisë. Bëhet fjalë për z. Arben Dashi, me funksion Drejtor i Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit i përbërë nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, dhe Ana Kapaj, ka vendosur konfirmimin në detyrë të Dashit. Sipas raporteve, ai ka bërë deklarim të rregullt të pasurisë dhe nuk ka të dhëna që ka lidhje të papërshtatshme me botën e krimit.

Arben Dashi ndodhet në polici që prej vitit 1985. Ka pasur një shkëputje 5-vjeçare. Gradën drejtues i parë e ka marrë para kohe. Subjekti u justifikua me faktin se ka mbajtur për 19 vite rresht gradën kolonel që është ekuivalente me gradën drejtues. Ka certifikatë për shërbime të dalluara.

Vetë ai u shpreh gjatë seancës se është dakord me gjetjet e komisionit. “Kam punuar që në vitin ’85. Kam punuar në vende si Laç, Krujë ku ashpërsia e krimit është e madhe. Detyrën e kam kryer me integritet. Kam qenë shef në disa komisariate dhe drejtor i disa qarqeve dhe në poste drejtuese në Drejtorinë e Përgjithshme. Kam pasur bashkëpunim me kolegët”, deklaroi ai.

I pyetur se çfarë mendon për kurbën e kriminalitetit, Dashi tha: “Ka pasur ulje të kriminalitetit nga viti në vit. Ka një ulje rreth 50% të vrasjeve. Janë goditur grupe kriminale me vrasës me pagesë në Vlorë, Tiranë dhe Elbasan. Janë goditur dhe grupe të grabitësve si p.sh. ajo e babagjyshëve. Kjo ka ulur kriminalitetin”.

Sa i përket motiveve të vrasjeve, Dashi tha se një ndër shkaqet kryesore është veprimtaria në fushët narkotike në vendet e Europës por pasojat ndodhin në Shqipëri. Problem është dhe vrasja në familje. “Po punojmë për parandalimin. Kemi caktuar zonat problematike, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Tiranë dhe po punojmë për uljen e kriminalitetit”, tha ai. /e.s/

Next Post
Operacioni “Ndërmjetësi”/ Dalin emrat e të arrestuarve për skemën e mashtrimit me TVSH në Tiranë

Operacioni “Ndërmjetësi”/ Dalin emrat e të arrestuarve për skemën e mashtrimit me TVSH në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In