• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

by A R
10/04/2026 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra besimtarë ortodoksë në qytetin e Vlorës kanë marrë pjesë këtë të premte në ceremoninë e shenjtë të daljes së Epitafit, një nga ritualet më të rëndësishme që paraprin festën e Pashkëve

Epitafi, i mbajtur nga klerikët dhe i shoqëruar nga besimtarë të shumtë, u përcoll me solemnitet, ndërsa policia ishte e pranishme për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Me qirinj në duar dhe në një atmosferë përkushtimi, qytetarët ndoqën këtë traditë të përvitshme, e cila simbolizon dhimbjen dhe shpresën për ringjalljen e Krishtit.

Edhe besimtarë ortodoksë të qytetit të Beratit kanë kremtuar sot të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq. Riteve të organizuara në Katedralen e “Shën Dhimitrit” dhe nē Kishën e Goricës, ju janë bashkuan qindra besimtarë ortodoksë beratas, që u bënë pjesë e këtij rituali, që simbolizon varrin e Krishtit.

Kanë qenë Mitropoliti i Beratit, Imzot Asti ai që ka drejtuar edhe ritet fetare në Katedralen e “Shën Dhimitrit”,ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi.

Pas kryerjes së shërbesën së mbrëmjes së të Premtes së Zezë, Imzot Asti, i shoqëruar At Johan Qako dhe At Petraq Simsia, kanë kryer edhe ritualin e Epitafit, që fillimisht ka shëtitur përreth oborrit të Katedrales së Shën Dhimitrit për disa minuta e më pas është kapërcyer nga besimtarët.

Pas përfundimit të riteve fetare, Epitafi,i shoqëruar nga besimtarët ortodoks,ka përshkruar shëtitoren e qytetit, një ritual ky i përvitshëm në qytetin e Beratit.

Dy epitafët,ai i dalë nga Katedralja e Shën Dhimitrit dhe ai i dalë nga Kisha e Goricës, janë bashkuar në Urën e Varur, ku pas kryerjes së riteve të rastit ,janë kthyer në kishat nga dolën. E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së Shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve. E premtja e Zezë i paraprin të dielës së Pashkëve, ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në Katedralen e Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit të Beratit.

Next Post
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

"Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë e gjatë mjetesh dhe radhë në Morinë

Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë e gjatë mjetesh dhe radhë në Morinë

August 29, 2026
VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

Mojtaba Khamenei njofton rikthimin si lideri suprem me një mesazh për iranianët, thirrje për shmangie të konflikteve politike

August 29, 2026
Nepali refuzon ndihmën e huaj për shpëtim pas përmbytjeve -

Rëndohet edhe më shumë bilanci i katastrofës në Nepal dhe Tibet, 633 të vdekur dhe mbi 2300 të zhdukur! Vijon aksioni i kërkim-shpëtimit

August 29, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve: Nga 34 vatra zjarri, 5 ende aktive! S’ka rrezik për banorët

August 29, 2026
VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

August 29, 2026
Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

GJKKO e la në burg për 6 akuza, zbulohet vendi ku do izolohet biznesmeni Ergys Agasi!

August 29, 2026
U akuzua për korrupsion, shpallet fajtor ish-presidenti i Ekuadorit! Lenin Moreno përfitoi fonde nga kompania e ndërtimit

U akuzua për korrupsion, shpallet fajtor ish-presidenti i Ekuadorit! Lenin Moreno përfitoi fonde nga kompania e ndërtimit

August 29, 2026
Monstra që pasi u vriste familjen fëmijëve të Srebrenicës u shpërndante çokollata

Funerali i “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç me shpenzime publike dhe nderime shtetërore nga Serbia, Kroacia reagon ashpër

August 29, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Drafti për “faturën” e BE-së, Qeveria nis përgatitjen e kuadrit ligjor! Nga TVSH te plastika, si do të financohet kontributi pas anëtarësimit

August 29, 2026
‘Plumbi i Artë’/ Rrëfimi i Dumanit, ‘RENEA’ dhe policia ‘zbarkojnë’ në Elbasan: Vihen në kërkim të të arratisurve

“Fshihet në një pallat në qytet”- RENEA zbarkon me urgjencë drejt Korçës, operacion për kapjen e një të dënuari me 18 vjet burg për vrasje!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com