• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

by A R
10/04/2026 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, mes kundërshtimeve nga partitë opozitare.

Për projektligjin votuan 63 deputetë, 19 ishin kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim.

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet propozoi që më 23 prill të bëhet shqyrtimi i dytë i projektligjit. Mocioni i propozuar nga LVV-ja kaloi me shumicë votash.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme, të thirrur nga LVV-ja, në rend dite, ndër të tjera, është edhe Projektligji për sigurimet shëndetësore.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, që e prezantoi legjislacionin në emër të ministres së Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se me Projektligjin për çmimet tavan është përgjigje e shtetit ndaj nevojës reale të qytetarëve të Kosovës që shteti të “mos mbetet spektator” kur çmimet e produkteve “dalin jashtë logjikës ekonomike dhe rëndojnë drejtpërdrejt mbi familjet tona”.

“Ky projektligj synon të vendosë masa të përkohshme dhe proporcionale për produktet themelore në raste të destabilizimit të tregut me fokus të qartë në mbrojtjen e konsumatorit dhe interesit publik. Kemi të bëjmë me një instrument të jashtëzakonshëm për situata të jashtëzakonshme, jo me një mekanizëm të përhershëm të ndërhyrjes në ekonomi”, tha ministri Murati.

Ai argumentoi se ky projektligj nuk është kundër biznesit dhe tregut të lirë, por sipas tij është ligj për rregull dhe përgjegjësi.

“Është ligj që ndan kufirin me fitimit të ligjshëm dhe kufirin mes abuzimit në rrethana të krizës. Është ligj që siguron qytetarin se shteti nuk do ta lërë vetëm përballë goditjet e papritura në çmimet e bukës, miellit, qumështit, vajit e mallrave të tjera bazike të jetës së përditshme”, theksoi ai.

Murati tha se karakteristikë e legjislacionit është që ai ngushtohet vetëm në disa masa të përkohshme, dhe parasheh caktimin e marzhës tregtare për shitje me shumicë dhe pakicë si dhe caktimin e çmimit maksimal të lejuar.

“Ky është një mesazh i qartë, shteti nuk po kërkon pushtet mbi tregun, por mandat të qartë dhe të kufizuar për të vepruar vetëm kur është e nevojshme”.

Karakteristika e dytë, sipas Muratit, është mekanizmi i ri rregullator, pra themelimi i një bordi të pavarur për masat e përkohshme për rregullimit e çmimit.

Sipas tij, ky bord pesëanëtarësh do të jetë organ i pavarur, i krijuar nga Kuvendi dhe që i raporton po këtij institucioni.

Murati tha se lista e produkteve bazë parashihet në projektligj, ndërkaq ai i nënprodukteve mund të specifikohet me akte nënligjore.

Projektligji u kritikua nga partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Arben Mustafa nga PDK tha se Qeveria duhet t’u tregojë qytetarëve se a pritet rënia e çmimeve pas miratimit të ligjit.

“Ne besojmë se ju e keni përdorur këtë ligj për të fshehur mosveprimin për pengimin e inflacionit”, tha ai.

Mustafa kritikoi bordin, që tha se nuk është i pavarur.

“Ia keni lënë një bordi prej pesë personash të vlerësojë se çfarë paraqet rritje të paarsyeshme të çmimit. Me këtë nuk do të mbroni qytetarët, aq sa i keni mbrojtur me çmimet e naftës”, tha ai.

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, argumentoi se bordi nuk do të jetë i pavarur, duke e akuzuar Qeverinë se po synon të kontrollojë tregun.

Sipas saj, Kosova “nuk është vend enverist që të ketë çmime apo ndërhyrje në tregun e lirë”.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se me këtë projektligj, Qeveria u imponohet operatorëve ekonomikë.

Ai tha se Bordi do të përbëhet nga dy njerëz nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe tre të tjerë i zgjedhë Qeveria, duke argumentuar se ky trup nuk do të jetë i pavarur.

“Tre njerëz tjerë janë të përzgjedhur prej Qeverisë. Pra, dy njerëz i çon MINT, tre i përzgjedh qeveria, të pestit vijnë këtu për t’u votuar dhe ju i keni 61 vota”, tha ai.

Sipas Tahirit, ky bord është “strukturë paralele e dikastereve” brenda MINT-it.

Ligji për çmimet tavan ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2023, kur gjykata kishte theksuar se ai nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë më 3 prill, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila, tha gjatë paraqitjes së projektligjit tha se në hartimin e tij e ka marrë parasysh rekomandimet e Kushtetueses.

Ligji i kaluar, tashmë i shpallur i pavlefshëm, i cilësonte produkte themelore: drithërat, bukën, miellin, orizin, pastat, vajin ushqimor të lulediellit, qumështin, kripën e kuzhinës, vezët e pulës, mishin e pulës, sheqerin kristalor, produktet e higjienës personale dhe lëndët e drurit për djegie./REL

Next Post
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse...”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Turizmi në Shëngjin shënon rritje, Rama: Resortet me 5 yje, jo vetëm domosdoshmëri ekonomike po edhe gjeostrategjike

June 27, 2026
Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

June 27, 2026
Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter

Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter

June 27, 2026
Tërmeti në Venezuelë godet rëndë ekonominë, humbje sa 6% e PBB-së

Tërmeti në Venezuelë godet rëndë ekonominë, humbje sa 6% e PBB-së

June 27, 2026
Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

June 27, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Eurodeputetja Ilaria dhe Ikbalja të protestojnë për gratë në Tehran, jo për zogjtë në Tiranë

June 27, 2026
Rindërtimi/ Qeveria ndryshon buxhetin dhe shton fondet për infrastrukturën në 9 bashki

Rindërtimi/ Qeveria ndryshon buxhetin dhe shton fondet për infrastrukturën në 9 bashki

June 27, 2026
Analiza: A mund t’i japin zgjedhjet e ardhshme fund karrierës politike të Netanyahut?

Analiza: A mund t’i japin zgjedhjet e ardhshme fund karrierës politike të Netanyahut?

June 27, 2026
Qeveria miraton rregulla të reja për kufijtë, shtrëngohen kontrollet për të miturit

Qeveria miraton rregulla të reja për kufijtë, shtrëngohen kontrollet për të miturit

June 27, 2026
BE mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban, Von der Leyen: Fokus te stabiliteti rajonal

BE mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban, Von der Leyen: Fokus te stabiliteti rajonal

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In