• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetingu, fillon hetimi i parave të depozituara në bankat jashtë vendit

by S M
09/08/2017 10:34
Individual customer service care personalization marketing segmentation and targeting customer relationship management (CRM) and headhunter human resources concepts. Businessman with magnifying glass focused on one person.

Individual customer service care personalization marketing segmentation and targeting customer relationship management (CRM) and headhunter human resources concepts. Businessman with magnifying glass focused on one person.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në drejtësi pritet që të shkaktojë tërmet në gjyqësor dhe në politikën shqiptare. Sinjalet e ditëve të fundit janë se shumë gjyqtarë e prokurorë i kanë nxjerrë jashtë paratë e tyre. Për këtë arsye, ILDKP dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave janë duke verifikuar. Mirëpo një verifikim më i detajuar do të nisë kur të marrin dosjet në dorë anëtarët e komisioneve të vetingut dhe kur të ngrihet Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Ndërkombëtarët po i kushtojnë një rëndësi të madhe pastrimit të parave dhe për këtë arsye përveçse do ketë arrestime VIP, aty ku pasuria është e pajustifikuar, ajo do sekuestrohet. Mirëpo sipas deklaratave të ILDKP dhe të dhënave të DPPPP, ka shumë persona që i kanë nxjerrë jashtë paratë. Për këtë arsye, SPAK dhe organet e vetingut do të bashkëpunojnë me disa organizata dhe shtete partnere. SPAK fillimisht do të operojë në bazë të marrëveshjeve që shteti ynë ka aktualisht me shtetet e tjera, por që më pas ato do të ndryshojnë, ku do ketë më shumë shkëmbim informacionesh.

Janë plot 15 shtete me të cilat SPAK do të lidhë kontakte dhe duke bashkëpunuar do mundet që të gjenden paratë e korrupsionit, si dhe do zhvillohen hetime për krimin e organizuar, shkruan gazeta SOT. Shumë krerë bandash ndodhen jashtë vendit dhe falë këtyre marrëveshjeve, ata do synohet që të gjenden. Nga ana tjetër do shfrytëzohen të gjitha marrëveshjet shumëpalëshe që ka firmosur vendi ynë, që janë rreth 17 të tilla. Në SPAK do ketë një drejtori të posaçme që do merret me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe lidhjen e marrëdhënieve. Lista e shteteve është bërë publike nga EURALIUS, duke treguar dhe një herë se BE e ka marrë seriozisht reformën dhe duket se askush nuk do i shpëtojë hanxharit të saj. Kushdo që ka vjedhur paratë e qytetarëve do duhet që të japë llogari dhe t’i kthejë ato mbrapsht.

Misioni EURALIUS në faqen e tij zyrtare ka publikuar një listë me të gjitha shtetet që Shqipëria ka marrëveshje bashkëpunimi dhe që do të shfrytëzohen në kuadër të reformës në drejtësi. Bëhet fjalë për 15 vende, si Greqia, Italia, Gjermania, Rumania, Kroacia, etj. Me këto vende, shteti ynë ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi në fushën penale dhe ka koordinim për raste të ndryshme. Por me miratimin e reformës korrespodenca do i kalojë SPAK dhe pritet që disa marrëveshje të rishikohen, ku do forcohen një sërë elementesh, sidomos në fushën e sekuestrimit të parave të pista. Me ligjin e ri antimafia që do miratohet, të gjitha paratë dhe pasuritë kriminale brenda dhe jashtë vendit, do sekuestrohen. Për këtë arsye do të duhet dhe ndihma e tyre, me qëllim gjetjen dhe bllokimin.

Përveç bashkëpunimit me shtete të ndryshme të BE dhe jashtë saj, një bashkëpunim të thellë do të ketë me organizmat ndërkombëtare të drejtësisë dhe ligjit. Në kuadër të reformës në drejtësi do të ketë një bashkëpunim me DEA amerikane. Shumë institucione në vend kanë nënshkruar marrëveshje me këtë agjenci dhe ajo pritet që të zbatohet. Nga ana tjetër, gazeta ka siguruar një dokument të publikuar nga EURALIUS, ku jepen konkluzionet e vizitës së një delegacioni kroat në vendin tonë, disa muaj më parë.

Sipas asaj që thuhet aty, SPAK do ndjekë modelin e prokurorisë kroate antikorrupsion, e njohur si USKOK. Një ndër përfaqësuesit e saj ka thënë se kjo prokurori sapo u ngrit lidhi marrëveshje me disa institucione të rëndësishme si Interpol, Europol, Eurojust dhe rrjeti Gjyqësor Evropian, si dhe me agjencitë ligjzbatuese si Carin, Aro, Egmont Group. Aty theksohet se dhe vendi ynë do duhet që të ndjekë këtë rrugë, që do të thotë do ketë asistencë nga këto agjenci me qëllim gjetjen e parave të krimit dhe korrupsionit.

Next Post
Përhapet masivisht zjarri në Gjirokastër, vështirësi në qarkullimin e mjeteve (video)

Raporti për zjarret, ja pse 80 % e tyre janë të qëllimshme, prokuroria nis hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

September 15, 2026
Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

September 15, 2026
Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

September 15, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

24 orë para verdiktit

September 15, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com