• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëvrasjet në burgje, KSHH: Situata shqetësuese, të merren masa

by A R
20/02/2017 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka bërë thirrje sot që të parandalohen vetëvrasjet në sistemin e burgjeve.

“Sipas njoftimeve në median e dt. 18 Shkurt 2017, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Rrugën “Mine Peza”, (Burgu 302) Tiranë, i dha fund jetës 23 vjeçari, i paraburgosuri me iniciale N. L. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marrë shkas nga kjo ngjarje e dhimbshme shpreh shqetësimin se, vetëm brenda këtij viti kanë ndodhur edhe dy ngjarje të tilla në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë dhe Vlorë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shtetasin E. C., i cili po ekzekutonte dënimin me burgim në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë, por në kushtet kur atij i ishte dhënë leje për të shkuar në shtëpinë e tij”, thuhet në një deklaratë për mediat të KShH.

KShH thekson se, “është në dijeni se, në këto raste organi i Prokurorisë ka filluar çështjen penale për të zbuluar shkaqet dhe motivet e vërteta të ngjarjeve të tilla të rënda, aq më tepër sepse viktimat (të paraburgosur apo të dënuar me burgim) janë nën kujdesin dhe ruajtjen e organeve shtetërore. Pavarësisht nga kjo, KShH e shikon të nevojshme t’i sugjerojë organit të Prokurorisë që, veçanërisht në raste të tilla, hetimi të jetë i shpejtë, objektiv dhe i gjithanshëm, duke njoftuar në përfundim edhe familjarët apo të afërmit e viktimave”.

“Është hetimi i prokurorisë dhe mbi të gjitha vendimi i gjykatës që duhet të hedhë dritë se mbi kë rëndon përgjegjësia për vetëvrasjet në sistemin e burgjeve. Nga ana tjetër, KShH vlerëson se nevojitet zgjidhja e problematikave që ka sistemi i burgjeve në drejtim të kushteve, trajtimit, riintegrimit në shoqëri dhe rehabilitimit të të dënuarve si edhe vlerësimit dhe adresimit të drejtë të faktorëve të riskut brenda këtij sistemi”, nënvizon KShH.

Sipas KShH, “në disa nga çështjet e gjykuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), është konkluduar se vetëvrasjet në burgje, kur vijnë si rezultat i mungesës së kujdesit apo mbikëqyrjes së specializuar ndaj personave nën kontrollin e autoriteteve shtetërore mund të çojnë në shkelje të nenit 2 (e drejta e jetës) dhe nenit 3 (ndalimi i torturës) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (shih Keenan kundër Mbretërisë së Bashkuar). Në çështjen Renolde kundër Francës, GJEDNJ konstatoi shkelje të nenit 2 dhe 3 të Koventës pas ankimit të bërë nga motra e të ndjerit, i cili ishte vetëvrarë në qelinë e izolimit dhe vuante nga pasoja të çrregullimit mendor. Gjykata e argumentoi vendimin me mungesën e mbikqyrjes nëse i dënuari merrte apo jo ilaçet si dhe për shkak të vendosjes së tij në një qeli izolimi”.

“Bazuar në ligjin nr. 8328, dt. 16.04.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, Rekomandimin (2006) 2, të Këshillit të Europës për Shtetet Anëtare mbi Rregullat Europiane të Burgjeve (pika 52.1), Rregullin 47, të Standarteve Minimum të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve (RSM), KShH i sugjeron Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që, në raste të tilla, të analizojë faktin nëse nga personeli përkatës i burgjeve janë marrë apo jo masat parandaluese ndaj personave të privuar nga liria që potencialisht mund të bëjnë tentativë për vetëvrasje ose e kanë kryer atë”’, përfundon deklarata e KShH. /a.m.

Next Post
Bikini mezi ia mban gjoksin Upton

Bikini mezi ia mban gjoksin Upton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autor i 6 librave shkollorë dhe monografi, ndahet nga jeta mësuesi i merituar Alqi Jani

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

November 13, 2026
Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

November 13, 2026
Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

November 13, 2026
Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

November 13, 2026
Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

November 13, 2026
Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

November 13, 2026
Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Sikur Rama të merrej me kazanin?

November 13, 2026
Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

November 13, 2026
VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

November 13, 2026
Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In