• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

by A R
13/11/2026 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Vlorës ka njohur një zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit. Investimet në infrastrukturë, zgjerimi i ofertës turistike dhe projektet e reja rezidenciale po kontribuojnë në shndërrimin e qytetit nga një destinacion kryesisht veror në një qendër turistike dhe urbane aktive gjatë gjithë vitit.

Kjo prirje mbështetet edhe nga të dhënat e turizmit në nivel kombëtar. Sipas INSTAT, në gusht 2026 numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u rrit me 10,3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në shkurt rritja ishte 9,7%. Veçanërisht domethënëse është ecuria e zonave bregdetare, ku në shkurt 2026 u regjistruan rreth 47.800 vizitorë, 11,4% më shumë se një vit më parë. Këto të dhëna tregojnë një interes në rritje për destinacionet bregdetare, veçanërisht në jug edhe jashtë sezonit veror.

Me një pozicion të veçantë mes Adriatikut dhe Jonit, Vlora ofron shumë më tepër se pushimet në plazh. Gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit, Parku Kombëtar i Llogarasë dhe Laguna e Nartës krijojnë mundësi për turizëm natyror dhe aktivitete në stinë të ndryshme. Ndërkohë, shëtitorja buzë detit, kuzhina e pasur me gatime tradicionale, trashëgimia kulturore dhe gjallëria e qytetit plotësojnë përvojën e vizitorëve edhe jashtë sezonit veror.

Investimet e reja dhe zhvillimi i qytetit

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, përfshirë Tunelin e Llogarasë, ka lehtësuar aksesin drejt Rivierës Shqiptare, ndërsa investimet në hoteleri, shërbime dhe pasuri të paluajtshme po zgjerojnë ofertën turistike dhe rezidenciale të qytetit.

Pjesë e këtij zhvillimi është edhe Vlora Marina, një projekt rezidencial dhe turistik që po ndërtohet buzë detit, në zemër të Vlorës.

Projekti përfshin rreth 800 apartamente premium, marinën e parë të klasit botëror në Shqipëri me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte deri në 50 metra, si dhe hotelin e parë Marriott me pesë yje në Rivierën Shqiptare, të shoqëruar nga rreth 150 rezidenca të branduara.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar standardeve të ndërtimit dhe qëndrueshmërisë. Projekti ka marrë certifikimin ndërkombëtar EDGE në fazën e projektimit, për eficiencën në përdorimin e energjisë, ujit dhe materialeve të ndërtimit që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis. Gjithashtu, Vlora Marina ofron mundësinë e apartamenteve plotësisht të mobiluara, duke u mundësuar blerësve një zgjidhje praktike, të gatshme për banim menjëherë pas dorëzimit të çelësave. Kjo alternativë është veçanërisht e përshtatshme për blerësit jorezidentë, të cilët mund të kursejnë kohë dhe të shmangin angazhimet që lidhen me procesin e mobilimit në distancë. Blerësit mund të zgjedhin mes tre paketave të mobilimit, të konceptuara sipas tendencave më të fundit të dizajnit të brendshëm, që ndërthurin estetikën bashkëkohore, funksionalitetin dhe komoditetin, duke iu përshtatur preferencave dhe stilit të tyre të jetesës.

Shëtitorja buzë detit, restorantet, hapësirat tregtare dhe ambientet e argëtimit do të krijojnë mundësi të reja për banorët dhe vizitorët. Vlora Marina është i vetmi projekt në Vlorë që përfshin një godinë të dedikuar për argëtimin, e konceptuar për të ofruar aktivitete dhe përvoja të larmishme gjatë gjithë vitit. Kjo hapësirë do të pasurojë ofertën e shërbimeve dhe argëtimit në qytet, duke kontribuar në gjallërimin e jetës urbane dhe në pozicionimin e Vlorës si një destinacion tërheqës përtej sezonit veror.

Standardet ndërkombëtare që formësojnë një destinacion të ri mesdhetar

Vlora Marina po sjell në bregdetin shqiptar një koncept të ri zhvillimi, ku rezidencat premium, hoteleria me pesë yje dhe turizmi i jahteve ndërthuren në një destinacion të integruar, të konceptuar sipas standardeve ndërkombëtare.

Një nga elementet më të rëndësishme që e dallon projektin është bashkëpunimi me emra të njohur ndërkombëtarë. Marina e parë e klasit botëror në Shqipëri, me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte deri në 50 metra, do të mbështetet nga konsulenca e D-Marin, një prej operatorëve të njohur ndërkombëtarë në industrinë e marinave. Ky bashkëpunim synon të sjellë standarde të larta shërbimi dhe menaxhimi, duke e pozicionuar Vlorën si një destinacion të ri në hartën mesdhetare të turizmit të jahteve.

Nga ana tjetër, prania e hotelit të parë Marriott me pesë yje në Rivierën Shqiptare, së bashku me 150 apartamentet e branduara të pozicionuara mbi hotel, i shton projektit një tjetër dimension ndërkombëtar. Integrimi i një marke globale të hotelerisë sjell standarde të njohura të mikpritjes dhe shërbimit, duke krijuar një përvojë të diferencuar si për vizitorët, ashtu edhe për rezidentët.

Përmes këtyre partneriteteve, Vlora Marina synon të vendosë një standard të ri për zhvillimet rezidenciale dhe turistike në Shqipëri, duke e pozicionuar Vlorën si një destinacion mesdhetar premium, tërheqës për banim, pushime dhe investim gjatë gjithë vitit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

November 13, 2026
Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

November 13, 2026
Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

November 13, 2026
Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

November 13, 2026
Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Sikur Rama të merrej me kazanin?

November 13, 2026
Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

November 13, 2026
VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

November 13, 2026
Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

November 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Nëntor 2026

November 13, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Si e përballojnë jetesën familjet me 1 deri 750 euro në muaj?

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In