• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vetëvendosja: Osmani t’i artikulojë dallimet me kryeministrin Kurti, për datën e zgjedhjeve ka kohë

by A M
05/08/2024 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani që të flasë për dallimet që mund të ketë me kryeministrin Albin Kurti apo ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Në konferencën e subjektit më të madh politik në Kosovë në përmbyllje të sesionit vjeshtor të Kuvendit, u tha se dallimet mes krerëve nuk janë substanciale.

“Unë nuk besoj se ka dallime, nuk do të duhej të kishte për sa kohë që s’janë të artikuluar s’mund t’i diskutojmë në kuptimin as mediatikisht por besoj që nuk ka dallime substanciale”, tha Adnan Rrustemi
deputet i LVV.

Duke cituar ligjin dhe duke arsyetuar mungesën e kryeministrit Kurti në takimin konsultativ për datën e zgjedhjeve, në këtë konferencë u tha se i takon subjektit politik kë e dërgon në takim te presidentja ndërsa lanë për të kuptuar se ende nuk e kanë dërguar datën e tyre të preferuar.

“I përket partive politike të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre për të shprehur qëndrimin në këto takime. Konsultimet do të vazhdojnë se ka afat ende në këtë drejtim unë kam qenë për një kohë të gjatë në KQZ dhe presidentja ka më shumë se një muaj në dispozicion për t’i zhvilluar konsultimet deri në caktimin e datës së zgjedhjeve”, tha Rrustemi.

Po ashtu, u mbrojt qëndrimi i Kurtit edhe për hapjen e Urës së Ibrit duke thënë se nuk ka asnjë argument për mbajtjen e urës mbyllur.

“Në asnjë argumentim nuk mund të gjendet një kauzë e mirëfilltë për parandalimin e hapjes së urës (së Ibrit). Po flasim për lëvizjen e lirë dhe domosdoshmërinë e normalizimit të jetës në atë pjesë të Kosovës. Ura ka mbetur si sinonim i bllokadës dhe i një kuazi ndarje që është pretenduar të bëhet vite më parë. Megjithatë të gjitha rreziqet që janë asociuar me mbylljen e urës, tashmë po i shohim se janë të eliminuara”, u shpreh Mimoza Kusari – Lila, LVV.

Kundër hapjes së urës që bashkon Mitrovicën janë shprehur ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe Bashkimi Europian.

Next Post
Beleri ‘bie’ edhe në Gjykatën e Lartë, refuzohet rekursi për t’u betuar

Beleri njeh Tavon si kryebashkiakun e ri të Himarës, i dërgon letër nga burgu: Ndërto...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In