• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

by Mero Baze
06/04/2026 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, reflekton tensionin etnik që po krijohet në Maqedoninë e Veriut nga qeveria e re nacionaliste maqedonase, dhe një garniturë false shqiptarësh në pushtet. Ky konflikt I cili në dukje ka nisur nga një procedurë administrative mes Inspektoratit të Gjuhës dhe Ministrit të Drejtësisë do të vërë në provë aftësinë e qeverisë në pushtet për t’i dominuar shqiptarët duke ua mohuar këtë të drejtë për shkak të shumicës politike që ka, ose do të vërë në provë funksionalitetin e mekanizmave të barazisë gjuhësore në Maqedoninë e Veriut.

Studentët shqiptarë në Shkup kanë nisur një valë të gjerë protestash ndaj përpjekjes së qeverisë për të ndaluar dhënien e provimit profesional në gjuhën shqipe në fushën e drejtësisë. Është fjala për provimin profesional, ose atë që quhet provim shtetëror, i barazvlefshëm me licencimin e një profesioni.

Problemi lindi kur Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, kundërshtoi vërejtjen e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili ka lëshuar një “vërejtje” zyrtare ndaj Ministrisë së Drejtësisë, ku thekson se është konstatuar moszbatim i Ligjit për Gjuhët dhe institucioni përgjegjës duhet të korrigjojë menjëherë praktikën.

Mosdhënia e provimit profesional në gjuhën shqipe, në universitetet ku ka studentë shqiptarë, cenon një të drejtë të garantuar nga Kushtetuta dhe i vendos studentët shqiptarë në disavantazh me të tjerët në një provim kyç për karrierën e tyre, pasi cenon aftësinë e tyre për t’u shprehur në një gjuhë që nuk e njohin mirë.

Në Maqedoninë e Veriut, përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar nga Ligji për Gjuhët, pasi shqiptarët kanë të drejtë përdorimi zyrtar të gjuhës në administratë dhe procedura shtetërore, përfshirë testime profesionale. E kanë fituar këtë nga Marrëveshja e Ohrit pas kryengritjes së armatosur më 2001.

Reagimet e sotme politike në Maqedoninë e Veriut nga shqiptarët që janë në pushtet dhe ata që janë në opozitë, duket qartë që pasqyrojnë panikun e shqiptarëve në pushtet se mos kjo çështje i dëmton ata si bashkëpunëtorë.

Thuajse të gjithë zyrtarët shqiptarë në pushtet, përgjegjës për këtë krim, shprehin “solidaritet me studentët” dhe thonë që kjo gjë do të realizohet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.

Nuk është e vërtetë.

E drejta për të dhënë provimin ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe është aplikuar aty ku studentët shqiptarë kanë kërkuar. E vërteta është se asnjëherë nuk ka pasur një akt administrativ kundërshtues ndaj kësaj, siç ka bërë ministri aktual i Drejtësisë me këta shqiptarë në qeveri.

Reagimet e tjera nga Shqipëria dhe Kosova pastaj do të ishte më mirë të mungonin. Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka reaguar duke kërkuar t’u plotësohet kërkesa studentëve, ndërkohë që faktori kryesor për dobësimin e faktorit shqiptar në Maqedoni ka qenë aleanca e pushtetit Kurti-Osmani për të përçarë faktorin shqiptar në Maqedoni dhe për të përfunduar në këtë gjendje.

Shqipëria mund të mjaftohej edhe me reagimin teknik të Ministrit Hoxha, për të na kursyer deklaratat patetike të deputetëve të tjerë, njëra prej të cilave ngulte këmbë që kur shkruhej shqipja të tjerët nuk kishin alfabet. Në fakt, mjerisht shqipja është gjuha më e vjetër e Ballkanit, por alfabetin e ka më të ri se të gjithë të tjerët.

Prandaj është mirë që kur reagohet ndaj një problemi të ndjeshëm, siç është ky rast në Maqedoninë e Veriut, të reagohet politikisht, pasi detaje të tilla reflektojnë mbivendosjen e problemeve politike mbi problemet etnike në Maqedoninë e Veriut dhe kthehen në ushqim për politika të vjetra që kanë rrezikuar ekzistencën e Maqedonisë.

E ardhmja e Maqedonisë së Veriut e ka zanafillën tek Marrëveshja e Ohrit, e cila ka krijuar një garanci që problemet në atë vend të mos zgjidhen gjithnjë me luftë. Nëse nacionalistët e rinj maqedonas me bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë po testojnë nëse mund t’i nënshtrojnë shqiptarët duke injoruar Marrëveshjen e Ohrit, pa luftë, atëherë jemi në një moment të ri të përballjes mes shqiptarëve dhe maqedonasve në emër të pushtetit të ri. Nuk dihet kush e fiton këtë luftë, por e sigurt është që Maqedonia e Veriut humbet.

Next Post
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Comments 1

  1. Tirana Shkupi says:
    5 months ago

    Maqedonia është një SHTET – kopil, një shtet artificial i krijuar nga Josif Broz Tito.
    Shtet që nuk ka kombësi.
    Nuk ka komb MAQEDON.
    Maqedonia përbëhet nga 1 e 1/5 nga bullgarë, nga 1 e 1/5 shqiptarë, nga 1/5 sërb, nga 1/5 grek dhe nga 1/5 gabelë.
    Qeveritaret maqedonas, si adoleshentë që provojnë seksin për herë të parë, bëjnë lojra me qënien e tyre si shtet, duke provokuar nderkombëtarisht shtetin Shqiptar.
    Mos të kruhen fort me shqiptaret, se do të marrin një përgjigje maksimale, duke zhvendosur kufijtë deri në natyralitetin e këtijë kombi, duke kaluar Shkupin, i cili mund të bëhet qëndra e tretë e madhe e shqiptarisë, pas Tiranës e Prishtinës.
    Kjo gjë, parashikohet dhe po diskutohet edhe nga kongresi amerikan për ta shkrirë shtetin kurvë të Maqedonisë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com