• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vetëvendosja e Tiranës nuk ndalet për “Open Ballkan”: “Radhën e ka Kosova, Serbia nuk ka për të ndryshuar”

by Java News
16/08/2021 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Abazi ka shtuar se Shqipëria dhe Kosovë duhet që të kenë bashkëpunim të fortë në çdo fushë, pasi me një Serbi që nuk shkëputet nga e kaluara dhe e tashmja kriminale nuk mund të ketë “Ballkan të hapur”.
Featured image of article: “Radhën e ka Kosova” Boiken Abazi: Serbia nuk ka për të ndryshuar, projektet si “Ballkani i hapur” po i shtojnë oreksin Boiken Abazi
16 Gusht, 2021 20:00

TIRANË- Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka komentuar sloganin që është krijuar në Serbi pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët. Fjalët “radhën e ka Kosova”, nga disa figura publike në Serbi, Abazi i ka quajtur si kriminale. Ai ka përmendur disa nga figurat që kanë shprehur hapur dëshirën për pushtimin e Kosovës nga ana e Serbisë. Abazi gjithashtu tha se projekti i “Ballkanit të hapur”, vetëm sa i shton oreksin Serbisë për pushtim dhe e vendos Shqipërinë nën dominimin serb. Abazi ka shtuar se Shqipëria dhe Kosovë duhet që të kenë bashkëpunim të fortë në çdo fushë, pasi me një Serbi që nuk shkëputet nga e kaluara dhe e tashmja kriminale nuk mund të ketë “Ballkan të hapur”.

Postimi i Plotë:

Ndërkohë që pamjet e njerëzve që po përpiqen të largohen nga Afganistani trondisin botën, në Serbi fërkojnë duart nën sloganin që po kthehet në refren: “radhën e ka Kosova”, që nënkupton rikthimin e Serbisë në Kosovë pas një dobësimi të ShBA-së. Në vijim disa shembuj nga deklaratat publike në Serbi, që po i gëzohen rikthimit të Talibanit dhe largimit të ShBA-së nga Afganistani:
1. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Serbisë dhe kryetari i komisionit të Serbisë për të pagjeturit, Veljko Odaloviç, deklaroi se Prishtina duhet të mendohet sepse radhën mund ta ketë Kosova.
2. Dragan Dobrashinoviçi, drejtor i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut dhe president i Koalicionit për Financa Publike: “radhën e kanë shqiptarët e Kosovës”
3. Regjisori serb Boris Malagurski, ka thënë se radhën e ka Kosova.
4. Predrag Djokic, analisti serb ka shkruar se herës tjetër e ka radhën Kosova.
5. Vojislav Sheshel, deklaroi se radhën e ka Kosova.
Serbia nuk ka ndryshuar, dhe me projekte si “Ballkani i Hapur”, që e vendosin Shqipërinë nën dominimin serb, vetëm sa i shtohet oreksi. Aleanca jonë me NATO-n duhet përkthyer në rritje të konsiderueshme të kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe bashkëpunimin e ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo fushë. Me një Serbi që nuk shkëputet nga e kaluara dhe e tashmja e saj kriminale, nuk mund të ketë Ballkan të Hapur.

Next Post
Italia “toka e premtuar”: Gati 10 mijë të mitur shqiptarë kërkuan strehë në 7 vite e gjysmë

Italia “toka e premtuar”: Gati 10 mijë të mitur shqiptarë kërkuan strehë në 7 vite e gjysmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

October 30, 2026
Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

October 30, 2026
Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

October 30, 2026
Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

October 30, 2026
Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

October 30, 2026
Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

October 30, 2026
Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

October 30, 2026
Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

October 30, 2026
Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In