• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

by A R
30/10/2026 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia është përfshirë këtë të premte nga një valë protestash dhe grevash, në kuadër të mobilizimit të përgjithshëm 24-orësh të thirrur nga sindikata USB (Unione Sindacale di Base). Në rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve janë organizuar marshime të punonjësve dhe studentëve, ndërsa në disa zona protestat kanë shoqëruar me tensione dhe akte simbolike kundër institucioneve dhe qeverisë.

Greva përfshin punonjësit e sektorit publik dhe privat, si dhe personelin shëndetësor, i cili ka ndërprerë punën që nga fillimi i turnit të mëngjesit deri në përfundimin e turnit të fundit të mbrëmjes. Megjithatë, shërbimet minimale shëndetësore dhe urgjencat janë garantuar.

Protestuesit kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës, kërkojnë përshtatjen e pagave me inflacionin dhe shprehin kundërshtimin ndaj shtimit të shpenzimeve ushtarake. Në mobilizim janë përfshirë edhe kolektive studentore nga shkollat e mesme dhe universitetet.

Në prag të protestës, ministri i Transportit, Matteo Salvini, urdhëroi shtyrjen e grevës në një datë tjetër, me argumentin se ndërprerja e shërbimeve do të përkonte me periudhën e përkujtimit të të vdekurve dhe festën e të Gjithë Shenjtorëve.

Vendimi u kundërshtua nga Unioni Sindikal i Bazës (USB), i cili e cilësoi atë të paligjshëm dhe konfirmoi zhvillimin e grevës për 24 orë.

Në Genova, protestuesit kanë bllokuar hyrjen e portit përmes vendosjes dhe djegies së gomave përpara hyrjes Albertazzi. Pamjet tregojnë flakët dhe tymin që kanë penguar qarkullimin në këtë pikë të rëndësishme të transportit detar.

Në Torino, dy bidonë me pleh organik janë përmbysur përpara ndërtesës së bashkisë, në sheshin Palazzo di Città, ku ishte parashikuar nisja e marshimit.

Protestuesit përdorën një gjuhë të ashpër kundër përpjekjeve për të ndaluar grevën, duke deklaruar: “Ata u përpoqën në çdo mënyrë ta bllokonin këtë grevë, por sot ky shesh, së bashku me dhjetëra të tjerë në Itali, ua kthen mbrapsht përpjekjet për të na shtypur. Të ardhmes së m… që duan të na japin, ne i përgjigjemi me më shumë m…”.

Ndërkohë, një marshim studentor është nisur nga Palazzo Nuovo dhe pritet të bashkohet me protestën e sindikatave, për të vijuar më pas drejt pjesës veriore të qytetit.

Në Padova, disa pjesëmarrës në marshim i kanë vënë flakën një fotografie të ministrit të Arsimit, Giuseppe Valditara. Në protestë morën pjesë disa mijëra persona, ndërsa studentët denoncuan gjendjen e shkollave dhe sistemit arsimor.

“Duam para për arsimin dhe, nëse nuk na i jepni, do të vijmë t’i marrim vetë”, ishte një nga thirrjet e protestuesve.

Në Napoli, studentët e Kolektivit të Autorganizuar Universitar (CAU) dogjën një imazh ku paraqiteshin kryeministrja Giorgia Meloni dhe ministrja e Universiteteve, Annamaria Bernini, duke shtrënguar duart me figurën simbol të lojës Monopoly.

Studentët e justifikuan veprimin me pakënaqësinë ndaj rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës. “Çmimet e produkteve bazë janë trefishuar, benzina është kthyer në një luks, transporti funksionon gjithnjë e më keq, ndërsa paga, kur ekziston, nuk mjafton më. Në vend që të marrim përgjigje konkrete nga qeveria aktuale, shohim vetëm tapete të kuq për spekulimet në ndërtim”, deklaruan ata.

Marshimi në Napoli devijoi nga itinerari fillestar dhe protestuesit u drejtuan për nga stacioni qendror i trenave, duke brohoritur “Të bllokojmë gjithçka”. Forca të shumta policore dhe karabinierë, të pajisur për ndërhyrje në situata trazirash, rrethuan hyrjen kryesore të stacionit, ndërsa hyrjet anësore u mbyllën paraprakisht për të shmangur bllokimin e tij.

Në Milano, eurodeputetja e Aleancës së të Gjelbërve dhe së Majtës, Ilaria Salis, iu bashkua protestës së studentëve në sheshin Leonardo da Vinci, përpara Politeknikut.

Ajo deklaroi se pjesëmarrja në protesta po rritet, pavarësisht, sipas saj, përpjekjeve për të krijuar frikë përmes raportimeve mediatike.
“Jemi këtu në shesh, pavarësisht terrorit mediatik që është krijuar këto ditë për protestat dhe që duket se nuk ka funksionuar, sepse gjithnjë e më shumë njerëz në Itali po dalin në rrugë për të protestuar kundër kostos së jetesës, kundër riarmatimit, kundër kësaj qeverie dhe kundër një situate që tashmë është bërë e papërballueshme në Itali”, u shpreh Salis.

Ajo shtoi se protestat synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës si për studentët, ashtu edhe për punonjësit, duke theksuar se problemet sociale nuk zgjidhen përmes dekreteve të sigurisë.

Në Romë, dhjetëra të rinj, shumë prej tyre të mitur, u mblodhën në sheshin Piazza dei Cinquecento, përpara stacionit Termini. Ata mbanin pankarta me mesazhin “Studentët dhe punëtorët të bashkuar në luftën kundër luftës dhe riarmatimit”. Pavarësisht protestës, qarkullimi i trenave në stacion vijonte normalisht.

Në Trieste, rreth 500 persona, mes tyre një numër i konsiderueshëm studentësh, u mblodhën përpara hyrjes së katërt të portit. Protestuesit kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës, humbjen e fuqisë blerëse të pagave dhe pensioneve, si dhe politikat e luftës dhe riarmatimit. Marshimi pritet të vijojë drejt qendrës së qytetit.

Ndërsa në Bolonja, studentët bllokuan hyrjet e disa shkollave të mesme, mes tyre liceut Copernico, Minghetti, Fermi, Arcangeli, Laura Bassi dhe Righi, si dhe institutit bujqësor Serpieri. Në shkollën Galvani, kontejnerët e mbeturinave u vendosën përpara dyerve për të penguar hyrjen.

Protestat e studentëve pritet të bashkohen me marshimin e sindikatave, ndërsa në qendër të qytetit disa biznese kanë vendosur panele mbrojtëse përpara vitrinave, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Next Post
Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

October 30, 2026
SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

October 30, 2026
Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

October 30, 2026
Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 30, 2026
Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

October 30, 2026
“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In