• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm Hysaj kushton 3 herë më shumë se i gjithë ekipi i Lihtenshtejnit…

by A R
06/10/2016 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diferencat e Shqipërisë me Lihtenshtejnin janë shumë të mëdha, aq sa e shndërrojnë fitoren si një detyrim për djemtë e De Biazit. Së pari, kuqezinjtë janë të 40-ët në klasifikimin e FIFA-s, ndërsa rivalët modestë të 182-tët. Në ndeshjen e parë, përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Rene Pauritsh pësoi një humbje 8- 0, çka konfirmon edhe formën e dobët që po kalojnë, ndonëse përballë kishin gjigantët e Spanjës.

Kombetarja

Madje, vlera e futbollistëve që do të zbresin në fushë për ekipin vendës është mjaft modeste krahasuar me Shqipërinë. Saktësisht, e gjithë skuadra kap një çmim total prej 5 milionë eurosh. Prej tyre kryeson mesfushori Marsel Bushel (2 milionë euro), i cili aktivizohet në Itali me skuadrën e Empolit, duke qenë shok skuadre me Frederik Veselin.

vleratPas tij, vijnë mesfushorët e tjerë Sandro Vieser dhe Nikolas Hasler, respektivisht me 1 milion dhe 700 mijë euro vlerë kartoni, referuar uebsajtit “transfermarkt”. Sipas të njëjtit burim, kartoni i Elseid Hysajt ka një çmim tregu prej 15 milionë eurosh, saktësisht trefishin e të gjithë organikës së kundërshtarit në mbrëmjen e sotme.

Mbrojtësi i Napolit është një prej futbollistëve më të kërkuar në tregun europian, ku klubi italian ka pranuar se nuk e shet as për dyfishin e çmimit të vlerësuar. Në vendin e dytë dhe të tretë te Shqipëria pozicionohen Taulant Xhaka me Etrit Berishën, respektivisht me 4 dhe 3.5 milionë euro.

Shtatlartësia

gjatesia

Kombëtarja shqiptare ka një shtatlartësi mesatare të kënaqshme, duke iu referuar edhe normave në arenën europiane. Saktësisht, djemtë e De Biazit kanë një mesatare prej 181.7 centimetrash. Më gjiganti vjen nga porta, pozicioni më i pritshëm, dhe bëhet fjalë për Etrit Berishën.

Pas tij është sulmuesi Edgar Çani, i rigrumbulluar së fundi nga trajneri italian, për shkak të dëmtimit të Sadikut. Ndërsa vendin e fundit në “podium” e zë Berat Gjimshiti, me 190 centimetra. Ndërsa në vendin e fundit është Jahmir Hyka, me 169 cm, plot 28 më pak se gardiani i Atalantës. Ergys Kaçe ka “shpëtuar” nga vendi i fundit, me vetëm një centimetër diferencë.

Këmba

kemba

Në përfaqësuesen kuqezi dominon përdorimi i këmbës së djathtë nga futbollistët, por që është një fenomen ekzistues pothuajse në të gjitha skuadrat. Por, ndryshe nga e shkuara, duhet theksuar se përdorimi i këmbës së majtë ka një numër më të lartë, saktësisht me gjashtë futbollistë, ndërsa dy të tjerë mund t’i përdorin të dyja.

“Veteranët”

numri i ndeshjeve

Ansi Agolli është me të drejtë kapiteni i Shqipërisë, pasi është edhe futbollisti më “veteran” i skuadrës. Ai ka debutuar më 3 shtator 2005 dhe që prej asaj kohe numëron 65 ndeshje, më shumë se kushdo tjetër prej atyre që janë grumbulluar në ndeshjet e radhës. Sa i përket datës se kur kanë veshur për herë të parë fanellën përfaqësuese, duke u aktivizuar në një ndeshje, i dyti vjen Jahmir Hyka dhe, pas tij, Andi Lila, që në 2007-ën.

debutimi

Së bashku me Memushajn dhe Roshin, ata përbëjnë edhe listën e futbollistëve që kanë qenë pjesë e Shqipërisë, para se golashenuesitdrejtimin e skuadrës ta merrte Xhani de Biazi. Aktualisht janë të grumbulluar tre lojtarë që ende nuk numërojnë 1 ndeshje me skuadrën, respektivisht Lullaku, Grezda dhe Latifi. Gjithsesi, pritet që të kenë në dispozicion minutat e para në të paktën një prej dueleve të radhës, me Lihtenshtejnin ose Spanjën…/PanoramaSport/a.m.

Next Post
Dita e parë e shkollës, Klosi: Të nxisim arsimin profesional

Klosi paralajmëron punonjësit socialë: Largohet kush nuk kalon testet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E kthyen hotelin në fole prostitucioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë

Arrestohen tre kolumbiane në Elbasan, ushtronin prostitucion

January 11, 2026
Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

January 11, 2026
Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

January 11, 2026
“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

January 11, 2026
‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

January 11, 2026
Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

January 11, 2026

Ish-truproja e Nanos-Ahmetajt: Erdhe nga PD, njeri me vese. Sa euro le në kazino në Bukuresht?

January 11, 2026
“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In