• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

by A R
11/01/2026 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli është në gatishmëri të lartë për mundësinë e çdo ndërhyrjeje të SHBA-së në Iran, ndërsa autoritetet atje përballen me protestat më të mëdha antiqeveritare në vite, sipas tre burimeve tw Reuters.

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhyjë ditët e fundit dhe i ka paralajmëruar sundimtarët e Iranit kundër përdorimit të forcës kundër demonstruesve. Të shtunën, Trump tha se SHBA-të janë “të gatshme për të ndihmuar”.

Burimet, të cilat ishin të pranishme për konsultimet izraelite për sigurinë gjatë fundjavës, nuk dhanë detaje se çfarë do të thoshte në praktikë gjendja e gatishmërisë së lartë e Izraelit. Izraeli dhe Irani zhvilluan një luftë 12-ditore në qershor, në të cilën SHBA-të iu bashkuan Izraelit në nisjen e sulmeve ajrore.

Në një telefonatë të shtunën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio diskutuan mundësinë e ndërhyrjes së SHBA-së në Iran, sipas një burimi izraelit që ishte i pranishëm në bisedë. Një zyrtar amerikan konfirmoi se të dy liderwt folën, por nuk tha se çfarë temash diskutuan. Izraeli nuk ka sinjalizuar dëshirë për të ndërhyrë në Iran, ndërsa protestat kanë përfshirë vendin, me tensione të larta midis dy armiqve të përbetuar për shkak të shqetësimeve izraelite në lidhje me programet bërthamore dhe balistike të Iranit, shkruan A2 CNN.

Në një intervistë me Economist të botuar të premten, Netanyahu tha se do të kishte pasoja të tmerrshme për Iranin nëse do të sulmonte Izraelin. Duke aluduar në protesta, ai tha: “Për çdo gjë tjetër, mendoj se duhet të shohim se çfarë po ndodh brenda Iranit.”

Autoritetet e Iranit treguan të shtunën se mund të intensifikojnë shtypjen e demonstratave më të mëdha antiqeveritare në vite, me Gardën Revolucionare që fajësoi terroristët për trazirat dhe u zotua të mbrojë sistemin qeverisës. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhyjë ditët e fundit, postoi në mediat sociale të shtunën: “Irani po shikon LIRINË, ndoshta si kurrë më parë. SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë!!!”

Të dielën në mëngjes, sipas kohës gjermane, gazeta New York Times raportoi se presidenti amerikan ishte informuar ditët e fundit mbi opsionet e reja për sulme ushtarake kundër Iranit. Gazeta citoi disa burime brenda qarqeve qeveritare të njohura me çështjen.

Sipas këtyre burimeve, Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por po shqyrton seriozisht autorizimin e një sulmi ushtarak në përgjigje të veprimeve të regjimit iranian. Opsionet që i janë paraqitur Trump përfshijnë edhe objektiva jo-ushtarake në Teheran, raportoi New York Times, duke cituar të njëjtat burime. Kur u pyet për planet për sulme të mundshme, Shtëpia e Bardhë iu referua deklaratave publike të Trump dhe postimeve në mediat sociale të ditëve të fundit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In