Numri i personave të vrarë dhe të zhdukur shkon rreth 1268 persona në periudhën prej 15 qershorit të vitit 1999 deri në vitin 200. Kështu u shpreh Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Ai ka thënë se ky numër është jashtëzakonisht i madh.
“Të dhënat tona tregojnë se pas përfundimit të luftës, respektivisht prej 15 qershorit të vitit 1999 deri në përfundim të vitit 2000 janë të vrarë apo të zhdukur diku rreth 1268 persona, nga ta 715 janë serbë dhe 315 shqiptarë, pjesa tjerë pjesëtarë të komuniteteve tjera”, ka thënë Blaka.
“Për krime lufte janë deri tani si të dënuar në Kosovë diku rreth 23 persona dhe janë diku rreth mbi 10000 viktima, shtoi tutje Blakaj.
Blakaj ka bërë të ditur se misioni i Fondit është që të evidentojnë personat e caktuar dhe gjatë punës në terren ka hasur në raste të ndryshme, prej vrasjeve me arsye të uzurpimeve të pronave deri të ato të personave që janë parë të afërt me forcat serbe dhe janë vrarë.
“Misioni jonë është që të evidentojmë si viktimë personat e caktuar, tani gjatë punës në terren, kam hasur në raste të ndryshme, mund të ketë raste ku kanë ndodhur vrasje për shkak të uzurpimit pronave të tjera por ka pasur raste që janë parë nga komunitete si bashkëpunëtorë të forcave serbe”, ka thënë Blakaj.
Sipas Blakajt letrat tregojnë për një vullnet politik që përgjegjësit të dalin para drejtësisë, citohet Koha. (b.an)