• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Verifikimi i patentave nga autoritetet gjermane, ja si do të bëhet konvertimi i lejes së drejtimit

by
29/04/2022 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko ka sqaruar procedurat si do të bëhet konvertimi i patentës shqiptare. Në një intervistë për Deutsche Welle, diplomati shqiptar thotë se verifikimi do të bëhet nga autoritetet gjermane, ndërsa theksoi se ata që e kanë marrë dokumentin pas vitit 2017 e konvertojnë automatikisht.

“Ata që e kanë marrë para vitit 2017 do t’u nënshtrohen verifikimit, pasi të kenë kontaktuar autoritetet gjermane. Autoritetet gjermane kontaktojnë autoritetet shqiptare dhe bëjnë autentifikimin e dokumenteve të paraqitura”, tha Kuko.

Zoti Ambasador, në fillim të muajit prill në Tiranë u nënshkrua një marrëveshje për njohjen e konvertimit të lejeve të drejtimit të automjeteve, kjo falë edhe angazhimit tuaj. Marrëveshja e nënshkruar në Tiranë hyn në fuqi më 1 qershor 2022, ndërkohë që disa lande kanë filluar t’i njohin patentat e Shqipërisë. Lande të tjera, si Berlini për shembull, ende nuk kanë nisur procesin e plotë të njohjes. A do të thotë kjo se më 1 qershor është e sigurt që nis zyrtarisht procesi i njohjes? 

Është më shumë se e sigurt që të gjitha landet, duke filluar nga 1 qershori  i këtij viti, do të fillojnë me njohjen dhe konvertimin e patentave shqiptare. E theksoj edhe një herë: vetëm për ata që plotësojnë kushtin themelor, pra, vetëm ata që janë rezidentë të ligjshëm në territorin e Republikës Federale Gjermane. Mënyra si funksionon është: Ai që ka nevojë për konvertimin e lejes së drejtimit paraqitet te organet gjermane. Ata që e kanë marrë dokumentin pas vitit 2017 e konvertojnë automatikisht. Ata që e kanë marrë para vitit 2017 do t’u nënshtrohen verifikimit, pasi të kenë kontaktuar autoritetet gjermane. Autorietet gjermane kontaktojnë autoritetet shqiptare dhe bëjnë autentifikimin e dokumenteve të paraqitura.

A priten të nënshkruhen marrëveshje të tjera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë?

Unë besoj që me këto marrëveshje kuadri ligjor i marrëdhënieve bilaterale midis vendit tonë dhe Gjermanisë është i plotë. Përveç marrëveshjes së njohjes së patentave, vitet e fundit janë nënshkruar edhe marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore, dhe për njohjen e pullës apostijë. Janë të treja elemente që kanë një impakt të veçantë në jetën e përditshme të njerëzve. Puna jonë është që të fokusohemi në mbushjen me substancë të këtij kuadri ligjor, në mënyrë që të shkojmë përtej këtij niveli shumë të lartë të dialogut politik që kemi midis Tiranës dhe Berlinit, por edhe midis Tiranës dhe kryeqyteteve të disa landeve gjermane.

Ju e përmendët vetë dialogun politik që është në nivel të lartë. Kryeministri shqiptar Edi Rama, ishte i pari nga rajoni, që e vizitoi zyrtarisht kancelarin Olaf Scholz në detyrën e re. Sa ka ndryshuar atmosfera e marrëdhënies mes Berlinit dhe Tiranës me ardhjen në pushtet të qeverisë së kancelarit Scholz?

Nuk do të thosha që ka ndryshuar. Lajmi i mirë është se, megjithëse kemi një konstelacion të ri që drejton Gjermaninë, dedikimi mbetet i njëjti. Këtë e demonstron edhe fakti, që perspektiva evropiane dhe përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE janë të mishëruara në programin e Qeverisë Federale. Në mënyrë të përmbledhur, qëndrimi i Gjermanisë është, që Shqipëria ka akumuluar një masë kritike reformash që mundësojnë çeljen e negociatave. Flasim vetëm për çeljen e negociatave dhe jo për shkurtimin e procedurave dhe mbylljen e syve përballë reformave në fushat e ndryshme të jetës.

Niveli i këmbimeve ekonomike nuk është në atë nivel që është dialogu politik. A ka Shqipëria një plan konkret për ta përfshirë më shumë investitorin gjerman në investimet strategjike të saj?

Është evidente që veçanërisht gjatë dy-tre vjetëve të fundit që edhe pandemia ka afektuar, në aspektin sasior, zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Jam optimist që marrëdhëniet tregtare do të vijojnë të rriten. Mos të harrojmë dhe mos lodhemi kurrë së evidentuari që Gjermania ka ndihmuar Shqipërinë me një shumë prej 1,2 miliardë euro. Këto janë para të taksapaguesit gjermanë që janë dhënë nga Gjermania në formë grantesh dhe kredish për Shqipërinë, gjatë këtyre tridhjetë vjetëve të fundit. Por synimi ynë është të lëvizim përtej kësaj. Ne synojmë të rrisim nivelin e marrëdhënieve tregtare, të rrisim marrëdhëniet ekonomike në sektorin privat, në Shqipëri, dhe unë kam përshtypjen që qysh brenda këtij viti do të shohim zhvillime me shumë interes për jetën ekonomike shqiptare.

Pandemia e tregoi që mund të punohet edhe në distance. A ka plane investimi në këtë drejtim?

Për fat të mire Shqipëria ka krah pune, ose saktësisht mendje pune të kualifikuara që ofrojnë kontribute në fushën e informatikës. Ka një projekt, të cilin besoj do ta shohim të materializuar në muajt që vijnë, që do të synojë të punojë në këtë platformë. Mos ia ndani sytë Tiranës dhe me siguri që në muajt që vijnë do të shikoni hapa konkretë në këtë drejtim.

Ndërkohë kemi një numër gjithnjë në rritje të emigrantëve nga Shqipëria në Berlin. Shumë syresh kanë ardhur me familje dhe janë të interesuar t’u mësojnë fëmijëve gjuhën amtare. Çfarë po bëni ju për hapjen e shkollave shqipe?

Ka zhvillime në këtë drejtim, një zhvillim i mire vjen në formë të përbashkët nga Shqipëria dhe Kosova. Është unifikimi i testeve që shërbejnë për mësimin e  gjuhës shqipe, janë disa shkolla që janë në proces të hapjes, jo vetëm në Berlin, por edhe në disa Lande të tjera, dhe jam optimist që me dedikimin e faktorëve lokalë, qofshin nga Shqipëria apo nga Republika e Kosovës, dhe përkushtimin e tyre për të promovuar shqipen, veçanërisht te brezi i ri, me mbështetjen e Tiranës dhe Prishtinës, do të shohim hapa përpara edhe në këtë drejtim.

Albanologjia ka lindur në Gjermani. Në vitet e fundit ka pasur një sërë humbjesh të mëdha nga brezi i albanologëve të vjetër të hapësirës gjermanofone. Ndërkohë që numri i shqiptarëve që jetojnë në Gjermani sa vjen e rritet. A nuk është ky një rast i mirë për të filluar një nismë të re për çeljen e një katedre albanologjie në Gjermani? 

Konstatimi juaj është shumë i drejtë. Për fat të keq po humbasim nga dita në ditë përfaqësues të shquar të Albanologjisë që vinin nga bota gjermaonfone. Por Albanologjia nuk shuhet. Ajo mbetet prioritare si për Shqipërinë ashtu edhe Kosovën. Ne edhe këtu kemi një projekt që është në fillime me Universitetin Humboldt, dhe parashikoj se edhe këtu do të ketë hapa të mëtejshme për promovimin e Albanologjisë. /DW

/b.h

Next Post
“Albi Nako më ka ngacmuar seksualisht”/ Vajza e showbizit hedh akuza: Më thoshte dua ta bëj me ty, që të bëhesh si…

"Albi Nako më ka ngacmuar seksualisht"/ Vajza e showbizit hedh akuza: Më thoshte dua ta bëj me ty, që të bëhesh si...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJET/ Shqiptari arrestohet me 93 kg kokainë të fshehura në garazh! Vlera 10 mln euro, pjesë e një rrjeti narkotrafiku! Ja si u diktua

DETAJET/ Shqiptari arrestohet me 93 kg kokainë të fshehura në garazh! Vlera 10 mln euro, pjesë e një rrjeti narkotrafiku! Ja si u diktua

August 19, 2026
Trabzonspor pa ‘frena’ në merkato, pas Salah dëshiron të transferojë edhe Karim Benzema!

Trabzonspor pa ‘frena’ në merkato, pas Salah dëshiron të transferojë edhe Karim Benzema!

August 19, 2026
Franca është kthyer në “furrë pjekjeje”, 1243 vdekje të tjera nga vapa ekstreme! Korriku, muaji më i nxehtë dhe më i thatë në histori

Franca është kthyer në “furrë pjekjeje”, 1243 vdekje të tjera nga vapa ekstreme! Korriku, muaji më i nxehtë dhe më i thatë në histori

August 19, 2026
Histori si në filma, i dënuari më i vjetër në SHBA vdes në moshën 101 vjeç! I shpëtoi ekzekutimit 8 herë dhe bëri 70 vite burg

Histori si në filma, i dënuari më i vjetër në SHBA vdes në moshën 101 vjeç! I shpëtoi ekzekutimit 8 herë dhe bëri 70 vite burg

August 19, 2026
Sabotimi i “North Stream”, Kroacia arreston zhytësin ukrainas të dyshuar si autorin e shpërthimit katastrofik!

Sabotimi i “North Stream”, Kroacia arreston zhytësin ukrainas të dyshuar si autorin e shpërthimit katastrofik!

August 19, 2026
Suedia në alarm nga shpërthimi i epidemisë së fruthit, shumica e të prekurve nën 18 vjeç! Shkak festivali muzikor

Suedia në alarm nga shpërthimi i epidemisë së fruthit, shumica e të prekurve nën 18 vjeç! Shkak festivali muzikor

August 19, 2026
Interi bën goditjen e merkatos, arrijnë akordin për 35 mln euro me Liverpool për mesfushorin!

Interi bën goditjen e merkatos, arrijnë akordin për 35 mln euro me Liverpool për mesfushorin!

August 19, 2026
Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

August 19, 2026
“Spider Man” i siguron aktorit Tom Holland 100 milionë dollarë fitime! Filmi ka shpërthyer kinematë, 2 mld USD në tre javë (VIDEO)

“Spider Man” i siguron aktorit Tom Holland 100 milionë dollarë fitime! Filmi ka shpërthyer kinematë, 2 mld USD në tre javë (VIDEO)

August 19, 2026
VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik

VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com