• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Verë e zezë në Shqipëri”, PD: Vrasje, zjarre dhe tritol! Turisti kthehet me arkëmort…

by A R
18/08/2026 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një verë të zezë për Shqipërinë e cilëson Partia Demokratike sezonin turistik në vendin tonë, pas vrasjes së sotme të 20-vjeçarit portugez në Ksamil.

Duke sjellë në vëmendje vrasjet e tre muajve të fundit, zjarret dhe shpërtimet me tritol, PD thekson se pasigurinë publike në vend.

Sipas, PD-së vrasja e të riut në Ksamil është një goditje për imazhin e vendit dhe turizmin shqiptar.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Verë e zezë në Shqipëri/ PD: Vrasje, zjarre, tritol dhe pasiguri! 20-vjeçari portugez kthehet me arkëmort, narko-qeveria dështon të garantojë sigurinë

Sezoni turistik i sivjetshëm u kthye në ‘verë të zeze të Shqipërisë”, me tre muaj ku spikati terrori i dhjetëra vrasjeve, zjarret anekënd vendit, shpërthimet me tritol, pasiguria.

Më e fundit në këtë stinë të përgjakur, është vrasja e një djaloshi 20 vjeçar francez, i ardhur me pushime në Ksamil.

Ai do t’i kthehet familjes dhe vendit të vet në arkëmort.

Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe bashkohet me dhimbjen dhe lutjet e tyre.

Për autoritetet e vendit, për narko-qeverinë, kjo vrasje makabre nuk mund të trajtohet si një tjetër komunikatë në kronikën e zezë. Ajo është faqja e zezë e Policisë dhe qeverisë, e cila siç ka treguar kaq e kaq herë, e ka mendjen te videot plot me suksese imagjinare, dhe jo te policimi në komunitet, jo te puna e parë e saj: parandalimi.

Policia e Shtetit është kthyer në një agjenci që ndjek ‘autorët e ikur në drejtim të paditur’, jo një forcë të parandalimit të krimit, garantimit të sigurisë, forcimit të rendit publik.

Sipas shprehjes popullore ç’të mbjellësh, do të korrësh, kështu do vijojë të jetë sa kohë në drejtim emërohen patronazhistët e partisë, në partneritet me bandat, duke e kthyer edhe vetë policinë në bandë me uniformë.

Partia Demokratike zotohet se, me ardhjen në qeveri një Paketë Anti-Krim do të instalohet në 100 ditët e para, duke i dhënë fund partneritetit të strukturave shtetërore me narko-mafian. Rikthimi i sigurisë publike, siç është dëshmuar në Qeverinë Berisha 2005-2009 është prioriteti ynë kryesor; jo një premtim politik, por një detyrë patriotike për t’u kryer.

Vrasja e 20-vjeçarit është ditë zie për turizmin shqiptar dhe shenja se, jo publiciteti, por serioziteti është puna e një shteti.

Next Post
FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

Gjashtë vatra zjarri aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com