Spektakli i njohur shqiptar i humorit, “Portokalli”, u prit në Cërrik mes energjisë pozitive, të qeshurave dhe duartrokitjeve të shumta.
Pavarësisht temperaturave të larta, turneu “Verë dhe Portokalle” ka udhëtuar në plot 15 qytete dhe rrugëtimi i tij ende nuk ka përfunduar.
Programi i përgatitur enkas për sezonin veror ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të humorit në çdo qytet. Pas ndalesës në Cërrik, “Verë dhe Portokalle” do të mbërrijë në Gramsh mbrëmjen e 15 Gushtit.











