• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Verdikti popullor që ka parakaluar drejtësinë

by Preç Zogaj
01/01/2024 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Në përballjen ende në distancë me drejtësinë Sali Berisha nuk po arrin të ndezë një masë kuptimplotë mbështetësish me kushtrimet e tij. Dhe as të mallëngjejë, si dikush që arrin t’i shndërrojë në empati publike aksidentet e fatit, rënien apo rrezimin nga piedestali.

Duket qartë se miratimi i veprimeve të SPAK, qëndrimi mënjanë apo keqardhja e heshtur e shumë prej mbeshtetësve janë për ish presidentin dhe ish kryeministrin verdikti publik që ka parakaluar drejtësinë.

Pse kjo? Mirë kundështarët dhe qytetarët e pa angazhuar e bejnë veshin e shurdhër me thirrjet për derdhje në sheshe e mosbindje civile të Berishës! Po mbështetësit e zakonshëm pse janë të mpirë e të tërhequr si kurrëndonjëherë?

Arsyet janë shumë dhe të llojllojshme. Por mund të përmblidhen edhe në një fjalë të vetme. Që është vetë fjala arsye. Pra arsyet janë arsyeja.

Njerëzit kanë pikpamje, sensiblitete, shije, vizione, histori të ndyshme. Ata marrin anë. Ndodh edhe të fanatizohen pas kultit të kryetarit. Por mbetet gjithnjë një emërues i përbashket arsyeje në diversitetin e tyre, madje edhe në armiqësitë e tyre. Në thelb ata nuk janë kukulla, as dele. Sado që të dehurve dhe mendjeprishurve nga pushteti u duken të tillë. E bukura e kesaj historie është se sa më shumë u duken të tillë, aq më shumë fillojnë t’i humbasin. Sepse, si gjithçka tjetër, edhe fanatizmi dobësohet e zhduket nga teprimi.

Berisha injoron gjithë kontekstin kohor, kombëtar e ndërkombëtar të reformës në drejtësi që po kërkon të ngulisë parimin “askush mbi ligjin”. Ai u thotë ndjekësvë të tij se po e heton Rama për hakmarrje politike ngaqë është tmerruar nga fuqia e Sali Berishës.

Kemi në historinë tonë një prededent ku fuqia politike në ekspansion e një force politike opozitare është bërë shkas për arrestimin dhe burgosjen e liderit të saj. Është rasti i kryesocialistit Fatos Nano në vitin 1992. Vetëm tre muaj pas instalimit në pushtet të Partisë Demokratike me një shumicë dërmuese deputetësh e votash, Partia Socialiste u rrit me mbi njëzet perqind në zgjedhjet vendore. PD u zvogëlua po aq, një rrezultat që për kohën e shkurtër në të cilin u shënua do të çorodiste çdo “laborator” politologjie të botës. Në fakt, PS-në e pati rritur kaq shumë dhe kaq shpejt qeverisja e PD-së. Fatos Nano u burgos pas një viti, por kjo nuk e pengoi PS dhe opozitën të fitonte thellë referendumin kushtetues të vitit 1994.

Ku jemi tani? Sali Berisha ka udhëhequr në zgjedhjet vendore të 15 prillit të këtij viti humbjen me të thellë që ndonjë opozitë ka rregjistruar në historinë e zgjedhjeve shqiptare. Rënia e tij dhe e Rithemelimit që drejton ka vijuar dhe vijon rënien. E tregojnë të gjitha sondazhet jo partiake. Sipas sondazhit të fundit të Eduard Zaloshnjës për televizonin “Report TV” (Të përsërisim se Zaloshnja i ka gjetur sistematikisht rrezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri me një marzh gabimi 2 deri në 3 përqind, çfarë i ka dhënë besueshmërinë që ka sot), në vend të parë në opozitë janë votuesit që nuk janë as me Rithemelimin në vend të dytë, as me PD-në zyrtare më vend të tretë. Gjë që fotografon një tabllo të fragmentimit dhe përçarjes opozitare ku nuk ka një shef të saj në kuptimin që të ketë mbeshtetjen apo njohjen si të tillë nga gjithë spektri opozitar.

Për çfarë të tmerrohet Edi Rama në këto kushte, me këtë humbje, rënie dhe përçarje të pashembullt opozitës? Kush përveç budallenjve e beson këtë? Nëse huazojnë fjalën “i tmerruar ”, Rama ka arsye të ndihet i tillë për një arsye tjetër: “Askush mbi ligjin” po troket përditë në dyert e kabinetit të tij. Le ta stërzmadhojë Berisha sa të mundet si gogol për nevoja propagandistike. Le ta bëjë më të madh se SHBA e BE-në! Logjika elementare nuk e përtyp më këtë.

T’i kapëpërcejmë arsyet e tjera se përse njerëzit në nuk po derdhen shesheve e rrugëve të Shqipërisë siç i thërret apo i imagjinon ish kryeministri. Të rrimë tek e fundit që është edhe kryesorja: Njerëzit mezi kanë pritur që drejtësia të guxojë të hetojë e gjykojë zyrtarë dhe ish zyrtarë të sferave të lartë. Ata e kanë të qartë dëmin që do t’i bënin demokracisë dhe vetes se tyre nëse do tu bëheshin barrrikadë hetimit, drejtësisë. Ndaj e kanë zgjidhur drejt e thjeshtë: dejtuesit, cilëdo qofshin, ta bëjnë betejën me drejtësine aty ku bëhet kjo betejë: në gjykatë. Drejtësia është me katër shkallë bashkë me Gjykatën e Strasburgut. Vetë publiku i lirë është një shkallë e pestë, që kërkon ndëshkueshmërinë e fajtorëve dhe mbështet pafajësinë e jo fajtorëve. Në gjykatë. Jo gjetkë. Jo në foltore a sheshe. Nga kjo pikëpakje, “shkalla e pestë” ka folur para katër shkallëve të tjera edhe për Berishën.

Next Post
Kurti surprizon udhëtarët e parë në fluturimin pa viza: Kujdes, mos thyeni rregullat! S’jam kapiteni, por kryeministri juaj!

Kurti surprizon udhëtarët e parë në fluturimin pa viza: Kujdes, mos thyeni rregullat! S'jam kapiteni, por kryeministri juaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com