• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për Tahirin, Spiropali: Ndiej keqardhje, është zgjatur mjaftueshëm. Nuk mund të mohojmë punën e tij

by Ardit Rada
27/06/2020 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar vendimin që dha dje gjykata për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke rikthyer nga e para çështjen.

Në një intervistë në News 24, Spiropali u shpreh se ndjen keqardhje njerëzore për Tahirin, teksa kjo çështje është zgjatur mjaftueshëm. Ndërsa vendosi dhe njëherë theksin tek puna e bërë nga Tahiri gjatë kohës që ishte aktiv në politikë.

3 vite përpjekje dhe përballje me drejtësinë për ish-ministrin Tahiri, dhe kthehemi në pikën zero. Si e patë këtë vendim?
Nuk mund të komentoj një vendim gjykatë, por ndjej një keqardhje të madhe njerëzore për Saimir Tahirin. kaq mund të thuhet në këtë pikë. S’jam e njohur me detajet e vendimit dhe çështjen në brendësi. Mund të them se është zgjatur mjaftueshëm, sa për të ndjerë këtë keqardhje për njeriun, Saimir Tahiri.

A duhet patur besim tek drejtësia e re në këtë rast, duke qenë me këtë situatë ku prisnim një vendim?

Nuk mund të nisesh nga çështje individuale për të gjykur mbi një reformë kaq të madhe. Reforma është e gjerë. Ka përfshirë shumë aktorë, ka kushtuar shumë, si financiarisht dhe në kontributin njerëzor. Është investuar shumë kjo maxhorancë. Ka shtuar besimin e qytetarëve në një drejtësi të re.

Vet ish-ministri Tahiri teksa flitë në media, pati nota emocionale dhe shprehej se i vinte ndot nga pozicionet që ka mbajtur nëse ekzistonte një njeri tjetër që zvarritej si ai në këtë formë. Si e keni kuptuar këtë deklaratë?
Është e kuptueshme nga ana e tij. Deri diku është lehtësisht e lexueshme ajo që Saimiri po thotë. S’na takon ne që të gjykojmë mbi ndjesitë. Uroj që Saimir Tahiri të gjejë të drejtën e tij.

Kur shprehet se për një kosto politike dhe se nuk ka faj. Në të vërtetë a ka kosto politike për Saimir Tahirin?
Është një pozicion i vështirë për të së pari dhe ne e ndajmë qartazi politikën nga drejtësia. S’jemi përzierë në punë të drejtësisë ashtu sikur urojmë që kolegët tanë, që kanë pasur pozicione të caktuara të larta, të gjejnë drejtësi.

Ai ka shprehur gjithmonë se ka qenë dhe mbetet ‘ministri kampion’. A është ministër kampion?
Askush s’mund t’ja mohojë Tahirit, punën e tij, energjinë në PS, si kryetar i Tiranës, apo ministër i Brendshëm. Nuk mund t’i gjykojmë bardhë e zi Njerëzit. Të gjithë njerëzit kanë dritëhijet e tyre. Saimir Tahiri, duke qenë një njeri energjik dhe produktiv, padyshim ka të tijën. S’mund të mohojmë atë që ka qenë dhe ka bërë Tahiri vetëm për këtë rast apo për këtë çështje.

Next Post

Italia shënon rekordin pozitiv ndaj COVID-19, në 24 orë vetëm 8 të viktima dhe 175 raste të reja

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Juve i vodhet £5 milion dhe Prap nik te futi ne burg askush

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In